Berat, Këshilli i Qarkut “kalon” djathtas
21/09/2011 21:25
Këshilli i Qarkut në Berat do të drejtohet nga koalicioni i Aleancës për Qytetarin. Petrit Sina u zgjodh kryetar i qarkut, pasi katër këshilltarë socialistë kaluan me Partinë Demokratike dhe LSI-në.
Nga votimi i 51 anëtarëve të Këshillit të Qarkut, Sina mori 27 vota, ndërsa kandidati Aleanës për të Ardhmen, Pelivan Shatri, 24 vota.
Në këtë mbledhje kanë qënë prezent kryetari i LSI-së Ilir Meta, si dhe deputetët demokratë të këtij qarku Genc Pollo, Lefter Maliqi, Mehmet Xheka dhe Nasip Naço.
Ky është Këshilli i dytë Bashkiak që PS humb në rang vendi, pas atij në Fier, ku ditën e djeshme votat e dy këshilltarëve të majtë e kthyen PD dhe aleatët e saj në mazhorancë.
Top Channel