Pas SHBA-së erdhi radha e Italisë. Agjencia e vlerësimit të kreditimit, Standard & Poor’s zhvlerësoi Italinë në A nga A+, me arsyetimin se rritja ekonomike e ngadaltë dhe pasiguria politike në Romë kanë ndikuar në stabilitetin financiar të vendit.
Në vendimin e marrë në orët e vona të së hënës, S&P thotë se zhvlerësimi i Italisë është pasojë e ekonomisë së dobët të vendit dhe paaftësisë së qeverisë për të zbatuar politikat e duhura monetare për të stabilizuar financat dhe borxhin publik. Këtu sipas S&P ka ndikuar edhe koalicioni i dobët qeverisës.
Zhvlerësimi ka ardhur megjithë planin e qeverisë së Berluskonit për
reduktimin e borxhit brenda 2013-s dhe në një moment aspak të favorshëm
për eurozonën, që në samitin e Polonisë kërkoi ndërmarrjen e masave
shtrënguese shtesë për përmirësimin e bilancit për vendet me deficit.
Zhvlerësimi i Italisë, ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës, pas Gjermanisë dhe Francës pritet të reflektohet në bursat botërore në ditët në vazhdim, ku sërish “tërmetin” parashikohet ta ndjejë Greqia e cila rrezikon falimentin.
Agjensia e uli kredibilitetin e Italise pavaresisht faktit qe parlamenti atje aprovoi pak dite me pare një paketë kursimesh prej 54 miliardë eurosh. Standard and Poor`s dyshon nëse programi do të vihet vertet në jetë, dhe perpos kesaj, e konsideron iniciativen te pamjaftueshme.
Frika e nje infektimi te Eurozones tani rrezikon te shtrihet. Italia ka nivelin e dyte me te larte te borxhit ne Europe dhe kostoja e tij ka ardhur ne rritje keto javet e fundit teksa kreditoret jane gjithmone e me nervoze persa i takon aftesise se saj per te shlyer huate. Ne shenimin e agjensise, nenvizohet se ulja e ratinbg-ut mbi borxhin i detyrohet dhe situates se brishte politike ne vend. Qeveria italiane reagoi duke thene se zhvleresimi eshte diktuar me shume nga rrefenjat mediatike sesa nga realiteti ekonomik.
Top Channel