Pakistan, sulm në një autobus, 20 të vdekur

20/09/2011 16:00

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në një sulm të armatosur ndaj një autobusi me pasagjerë në provincën e Baluchistan, në jugperëndim të Pakistanit.

Lajmin e ka bërë të ditur Geo News.

Sipas deklaratëve të policisë, një grup militantësh ka qëlluar ndaj një mjeti që transportonte pelegrinë të besimit shiitë në udhëtim për në Taftan, pika e vetme kufitare rrugore me Iranin.

Shumë prej pasagjerëve janë të plagosur nga të shtënat që kanë zgjatur 5-10 minuta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA