“Të pasurit duhet të paguajnë më shumë. Askush nuk synon të ndëshkojë suksesin në Amerikë. T’u kërkosh të pasurve dhe kompanive të mëdha të paguajnë më shumë nuk është luftë klasash, është matematikë”.
Kështu ka mbrojtur planin e tij para gazetarëve për hapjen e vendeve të reja të punës, presidenti amerikan, Barak Obama.
Deklarata e Obamës u bë nga Nju Jorku për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë
së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara, ku tema e nxehtë duket se do
të jetë situata në Lindjen e Mesme, e vecanërisht propozimi i
Autoritetit Palestinez për t’u njohur si shtet.
Ndërkohë, presidenti amerikan, ka patur një telefonatë me kancelaren
gjermane, Angela Merkel. Dy liderët kanë biseduar për krizën financiare
dhe për situatën e borxheve në eurozonë.
Sic njoftohet në faqen e
internetit të Shtëpisë së Bardhë, Obama dhe Merkel kanë ndarë mendim të
njëjtë përsa i takon domosdoshmërisë për koordinimin e hapave të
mëtejshëm ekonomiko-financiarë për ringritjen e ekonomisë globale.
Top Channel