“Shqipëria, vendosmëri drejt BE”/ Ministri i Jashtëm i Gjermanisë në Tiranë, takon ministren Spiropali dhe Altin Dumanin 170 milionë euro është kostoja për zbatimin e projektligjit për
Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve që po diskutohet nen për nen në
Komisionin e Integrimit.
Drejtori i Politikave te Mjedisit Pellumb Abeshi sqaroi se cdo hallke e pushtetit do te kete kompetencat e veta per trajtimin e mbetjeve.
“Përgjegjësia te adresohet të drejtpërdrejt tek institucionet që janë të ngarkuara dhe që duhet të përgjigjen për ndalimin e kalimit tranzit. Problematika më e madhe, jo vetëm në Shqipëri, është problemi i administrimit te mbetjeve të rrezikshme. Për të shmangur ndonjë incident që mund të ndodhë gjatë transportit tranzit brenda territorit tonë që mund të shkaktojë ndotje, dëmtim të mjedisit është propozuar kjo alternative”, tha Abeshi.
Deputeti i opozites Ditmir Bushati ka kujtuar se ne Shqiperi ndotja e mjedisit eshte ne parametra shume te larte. Ka ndotje te ajrit nga fabrikat e cimentove, nga djegia e gomave dhe gati te gjithe lumenjte tha Bushati, jane te mbushur me mbetje.
“Isha i bindur që nuk do të merrja përgjigje për zotëruesit e mbetjeve pranë lumenjve, pranë rrugëve të ndryshme të Shqipërisë, pranë përrenjve, sepse ligji është deklarativ dhe nuk zgjidh asgjë. Kush do t’i deklarojë, si do t’i deklarojë, cili është mekanizmi?Nuk ka asnjë plan as për këtë cështje”, tha Bushati.
Zoti Bushati nuk e ka votuar kete projektligj pasi ai nuk ka te saktesuar koston hap pas hapi dhe nuk ka te qartesuar marrjen e te gjitha masave ne terren. Nderkaq deputetja e maxhorancës Mesila Doda ka kerkuar pershpejtim te procedurave per korrgjimin e te gjitha verejtjeve.
Deputetet e opozites jane ndaluar tek menaxhimi i mbetjeve dhe jane treguar skeptikë per ta kthyer kete proces ne fitimprures.
Top Channel