Libi, flamur i ri në selinë e OKB-së në Gjenevë

20/09/2011 16:30

Flamuri i ri libian është ngritur sot në afërsi të selisë së Kombeve të Bashkuara, në Gjenevë, në përfundim të një ceremonie të shkurtër në prezencë të ambasadorit libian në OKB.

Simboli i ri kombëtar është i përbërë nga tre fusha horizontale, të kuqe, të zezë dhe jeshile që simbolizojnë rajonet historike Tripolitania, Cirenaica e Fezzan, dhe një gjysmëhënë me një yll i bardhë në qendër.

Ceremonia është ngritur me kërkesë të autoriteteve libiane.

Gaddafi: Ngjarjet në Libi, një farsë

Lideri libian Muammar Gaddafi i ka cilësuar si “një farsë” evenimentet që po zhvillohen në Libi dhe i ka bërë thirrje popullit që të mos i besojë “ndryshimit të regjimit”.

Në një mesazh audio të transmetuar sot nga televizioni sirian Al Rai, koloneli ka deklaruar se sistemi i pushtetit në Libi bazohet tek vullneti i popullit dhe për rrjedhojë nuk mund të lëvizet.

Më pas ai ka theksuar se avionët e NATO-s në një pikë të caktuar nuk do të jenë më në gjendje të vazhdojnë operacionet e tyre në Libi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA