
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Kinë të shkaktuara nga një javë
reshje të dendura kanë vrarë të paktën 57 persona dhe detyruar mbi 1
milion të braktisin shtëpitë e tyre.
Autoritetet deklarojnë se 12.3 milionë persona janë prekur nga dukuritë natyrore në provincat Sicuan, Henan dhe Shanxi, përkatësisht në jug-perëndim, në qendër dhe në veri të Kinës.
Përmbytjet në Sicuan pritej të ishin më të këqijat që prej vitit 1847, raportojnë mediat kineze.
Mbi 120 mijë shtëpi janë shembur dhe dëmet materiale llogaritet të jenë në 2.7 miliardë dollarë, ka bërë të ditur Ministria e Cështjeve Civile. Sipas të njëjtit burim, 29 persona të tjerë rezultojnë të humbur.
Qeveria qendrore është bashkuar për të ndihmuar në lehtësimin e problemeve, duke shpërndarë tenda, carcafë dhe rroba.
Autoritetet në Shanxi kanë deklaruar se një rrëshqitje toke që u regjistrua të shtunën përfshiu një rajon periferik të kryeqytetit Xian, duke mbuluar një fabrikë tullash dhe një hotel për punëtorët, duke vrarë 17 persona dhe duke lënë të humbur 15 të tjerë.
Ndërkohë, mbi 600 mijë persona janë evakuar nga shtëpitë e tyre në Sicuan, pasi lumi më i gjatë i Kinës, Jangtze, arriti nivele të rrezikshme.
Kina preket cdo vit nga përmbytjet. Vitin e kaluar përmbytjet vranë ose lanë të humbur mbi 4 mijë persona.
Kinë, përmbytjet shkaktuan 175 të vdekur
Përmbytjet e këtij muaji në jug dhe në lindje të Kinës kanë marrë të paktën 175 jetë njerëzish, ndërsa 86 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Ministria kineze e Puneve Civile flet per te pakten 13 provinca te prekura nga vershimi i ujërave, pasoje e reshjeve te dendura te shiut te nisura ne 3 qershor. 1,6 milione njerez jane shperngulur ndersa humbjet ekonomike direkte llogariten ne 5 miliarde dollare.
Permbytjet i dhane fund thatesires me te madhe ne gati gjysme shekulli qe kishte goditur jugun e vendit. Por edhe ata qe luteshin per shi, padyshim nuk kerkuan kaq shume. Vershimi i ujrave, me i rendi ne 56 vjet, erdhi nje muaj pasi qeveria kineze e pranoi se diga ‘tre grykat’ , pjese e kompleksit me i madh hidroenergjetik ne bote, kishte probleme serioze dhe paralajmeroi per katastrofa te mundshme.
Fillimisht, zyrtaret e mburren aftesine e diges per te kontrolluar impaktin e permbytjeve qe kercenojne cdo vere delten e lumit Jance. Por me shume se 1.000 qyteza dhe fshatra aty prane u mbuluan nga uji gjate punimeve per ndertimin e barrieres gjigante prej betoni, dhe qe nga ngritja e diges, rreshqitje masive toke dhe nje ndotje e madhe e mjedisit kane pllakosur zonat perreth. Metereologoet thone se rrebeshet ne rajon do te vazhdojne edhe per disa dite.
Kinë, 550 mijë të evakuar nga përmbytjet
Mbi 550 mijë persona jane evakuar nga rajonet e Kinës, të goditura në ditët e fundit nga përmbytje të dhunshme.
Ushtria është vënë në gjendje gatishmërie dhe është gati të ndërhyjë për të ndihmuar viktimat.
Lajmin mbi situatën e bëjnë të ditur agjencitë kineze të shtypit, sipas të cilave nga katastrofa natyrore kanë vdekur 20 persona.
Ndërkohë, rreth 10 të tjerë konsiderohen të humbur në provincën Zhejiang, një nga më të goditurat nga koha e keqe.
Top Channel