Abaz kërkesë për njohjen e shtetit në OKB

20/09/2011 00:00

Kryeministri izraelit Beniamin Netaniahu ofroi mbajtjen e bisedimeve
direkte me liderin palestinez Mahmud Abaz ne Asamblene e Pergjithshme te
Kombeve te Bashkuara.

Kreu i autoritetit palestinez e beri te qarte me heret se eshte i gatshem te takohet me kreun e ekzekutivit izraelit, por vazhdon t’i qendroje idese per te kerkuar njohjen e shtetit palestinez ne OKB. Perpjekja e tij kundershtohet si nga Tel Avivi, ashtu edhe nga ëashingtoni dhe diplomacia eshte vene ne pune per te shmangur nje krize te mundshme.

Bisedimet izraelito-palestineze te paqes ngecen ne vendnumero nje vit me pare e qe atehere, procesi nuk eshte zhbllokuar. Palestinezet kerkojne njohjen nderkombetare te shtetit te tyre ne baze te kufijve te para luftes se 1967-tes, cka do t’u jepte rripin e gazes dhe bregun perendimor, perfshire ketu dhe  jeruzalemin lindor.

Argumentet qe japin izraelitet dhe amerikanet per shtetin palestinez jane ato te nje njohjeje- produkt i negociatave. Por lidershipit palestinez i ka sosur durimi. Procesi vihet ne levizje te premten, kur Mahmud Abaz t’i paraqese sekretarit te pergjithshsme te OKB-së Ban ki Moon kerkesen me shkrim, pasi te mbaje nje fjalim perpara Asamblese se Pergjithshme. Nese Ban jep Ok-in, kerkesa i kalon per shqyrtim Keshillit te Sigurimit i cili e hedh me pas ne votim. Qe te kaloje, ajo duhet te marre driten jeshile te 9 prej 15 anetareve te keshillit, ndersa asnjeri nga anetaret e perhershem nuk duhet te perdore, cka do ta bllokonte iniciativen automatikisht. Shtetet e Bashkuara e kane paralajmeruar tashme se do ta hedhin nje hap te tille, por pavaresisht kesaj, Abaz vazhdon t’i qendroje idese se tij. Edhe ne rastin e nje skenari te tille, mbetet gjithmone mundesia qe lideri palestinez te kerkoje votimin e ceshtjes ne Asamblene e Pergjithshme per nje status me modest krahasuar me shtetesine e plote. Ne asamblene me 193 anetare, edhe nje shumice e thjeshte mund t’u siguri një njohje simbolike. Palestinezët aktualisht kanë statusin e vëzhguesit në OKB.  

Top Channel