“Shqipëria, vendosmëri drejt BE”/ Ministri i Jashtëm i Gjermanisë në Tiranë, takon ministren Spiropali dhe Altin Dumanin Kryetari i Partisë Socialiste e mbështeti fjalën e tij përballë
deputetëve të grupit parlamentar në pesë pika kryesore që kanë të bëjnë
me objektivat e kësaj force politike në kuvendin e Shqipërisë.
Nisma e rinormalizimit te marrëdhenieve ne kuvend permes ndryshimeve te domosdoshme ne rregullore, sipas kryetarit socialist Rama, duhet te pasohet edhe nga nje hap i dyte per nje reforme te thelle institucionale te ketij institucioni, ne emer te diagnozes te raportit te progresit.
Nisma e trete ligjore e cila do te depozitohet, sipas liderit te opozites, brenda kesaj jave ka te beje me heqjen e TVSH-se per ushqimet baze.
“Depozitim këtë javë i nismës për heqjen e TVSH-së së bukës, vezëve, qumështit dhe ilaceve, si dhe uljen e saj ne teresi per ushqimet baze. Nisma pritet me shume interes nga familjet e zakonshme shqiptare dhe duhet pasuar nga nisma te tjera qe kemi parashikuar, ne drejtim te uljes se barres fiskale, per shumicen qe jeton ne veshtiresi te jashtezakonshme ekonomike”, tha Rama.
Kryesocialisti vuri theksin tek nje tjeter pike qe lidhet me nje projekt te qeverise per te ricikluar plehrat nga jashte ne vendin tone, mes tyre, sic tha ai, edhe mbetje radioaktive.
“Gjendja e mjedisit shqiptar është katastrofike edhe pa kete rruge qorre te hapur qorrazi nga oborri i Saliut per perfitime marramendese ne kurriz te se ardhmes. Nismat qeveritare në këtë drejtim duhen denoncuar me forcë dhe ndaluar me cdo mjet”, tha Rama.
Pika e fundit jo per nga rendesia ka te beje me qartesimin e pozicionit te Partise Socialiste perkundrejt ligjeve qe kerkojne nje shumice prej 3/5 ne kuvend. Zoti Rama ritheksoi se grupi socialist nuk do te votoje ligje te futur ne rend dite si shtojca ordinere.
“Jemi gati te punojme me palen tjeter per nje vizion kombetar europian te ndertimit te shtetit modern shqiptar, qe sipas nesh, do te thote terheqja e plote e te gjitha drafteve jo serioze te paraqitura ne kuvend per t’i hedhur hi syve Brukselit dhe hapja e disa kantiereve per reforma te medha, te thella, te integruar ne nje vizion te perbashket e bashkekohor”, tha Rama.
Duke iu referuar zhvillimeve ne Bulqize, kreu i Partisë Socialiste i beri apel Prokurorise se Pergjithshme te marre nen hetim ish-ministrin e Ekonomise Genc Ruli per ndryshimin e kushteve te kontrates me kompanine ACR, e cila duhet te behet vetem nga parlamenti.
Ne mbledhjen pararendese te grupit kuvendor socialist, Rama theksoi se drafti i ndryshimeve do te ktheje jeten normale parlamentare mes paleve. Sipas tij, ndryshimet nuk kane lidhje thjesht e vetem me rregulloren e kuvendit, por me domosdoshmerine per nje reforme institucionale te procedures se punes ne kete institucion. Pavaresisht toneve bashkepunuese kreu i opozites tha se kjo nuk do te thote se grupi parlamentar socialist do te votoje ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar, pa patur nje program te qarte me pare.
“Nuk do të votojmë projektligje të paharmonizuara me një vizion solid të ndërtimit e të funksionimit të shtetit shqiptar dhe nuk do ta ngremë kartonin jeshil sa për t’i hedhur hi syve Brukselit me arna të quajtura rëndom reforma integruese. Nëse kërkohet vota jonë për miratimin e një projekti që kërkon 3/5 e votave atë do ta japim vetëm mbi një platformë të qartë, kombëtare e transparente, të reformimit të domosdoshëm të sistemit në fushën e drejtësisë, sigurisë e me radhë me fokus e standartet e integrimit europian”, tha Rama.
Top Channel