Një alarm sigurie ka mbajtur për disa orë në gatishmëri bazën ajrore në shtetin e Arizonës në SHBA, pas njoftimeve se një person i armatosur kishte hyrë në ndërtesë.
Alarmi u tërhoq pas kontrolleve të kryera, dhe komandanti i bazës ajrore Davis-Monthan, në Tuskon, tha se nuk ishte gjetur asnjë person i dyshimtë dhe asnjë armë.
Baza mbylli hyrje-daljet e saj menjëherë pas zërave se një person i armatosur kishte hyrë në ndërtesë.
Agjentë të FBI-së, policë të armatosur, specialistë të eksplozivit dhe negociatorë pengjes u thirrën menjëherë në bazë pas alarmit.
Komandanti i bazës, koloneli John Cherrie tha se baza u kontrollua kat më kat dhe dhomë për dhomë dhe zyrtarët konstatuan se gjithcka ishte në rregull.
Ndërsa një ambulancë që u largua nga baza me një grua shtatzënë u tha mediave lokale lajme të pakonfirmuara, se një person ishte qëlluar me armë.
Top Channel