LSI: Urgjent tryeza për Integrimin

17/09/2011 19:30

Lëvizja Spcialiste për Integrim ka theksuar edhe njëherë nevojën e mbledhjes sa më parë të tryezës së integrimit.

Nga selia e LSI, Edmon Haxhinasto zëvëndëskryetar i kësaj force politike ka shpjeguar se kjo tryezë, do të adoptojë planin kombëtar për integrimin e vendit.

“Në vlerësojmë se ky pakt në formën e një marrëveshjeje të pastër politike ose të ose të një ligji, duhet realizuar sa më parë me qëllim që Bashkimi Evropian dhe partnerët e tjerë të marrin mesazhin e qartë se angazhimi i partive politike në proçesin e integrimit të vendit, nuk është taktik, por është i vërtetë dhe jep rezultate konkrete. LSI përshendet fillimin e hapave të parë për reformën zgjedhore si një proçes transparent dhe gjithpërfshirës”, është shprehur Haxhinasto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA