Britani, hetim vdekjes së 4 minatorëve

17/09/2011 08:35

Në Uells të Mbretërisë së Bashkuar autoritetet kanë njoftuar nisjen e një hetimi për vdekjen e katër minatorëve pas përmbytjes së një miniere qymyrguri në Luginën Suansi.

Kryeministrja Cheryl Gillan deklaroi se nga vdekja e katër minatorëve duhet të nxirret një mësim. Trupat e Charles Breslin, 62 vjec, David Poëell, 50, Garry Jenkins, 39 dhe Phillip Hill, 45, u zbuluan ditën e premte.

Tragjedia ndodhi teksa ata po punonin rreth 90 metra nën tokë ditën e enjte.

“Duhet të sigurohemi që të mësojmë nga këto ngjarje dhe të zbulojmë se cfarë u ndodhi atyre personave”, deklaroi Gillan.

Ajo nënvizoi se hetimet do të drejtohen fillimisht nga Policia e Uellsit të Jugut, para se t’i dorëzohet Drejtorisë dhe Shëndetin dhe Sigurinë.

Shpresat e familjarëve të katër minatorëve u shuan ditën e premte, pas njoftimit se punëtori i katërt ishte gjetur i vdekur.

Ministrja e parë, Carwyn Jones bëri thirrje u bëri thirrje qytetarëve që t’u qëndrojnë pranë familjarëve në këto momente pikëllimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA