Vlorë, protestë kundër krimit

16/09/2011 15:50

Qytetarët e Vlorës janë mbledhur në një tubim paqësor për të dënuar njëzëri vrasjen mafioze të gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Ne tubimin me moton “Bashke kunder krimit” moren pjese qytetare te Vlores, familjare te gjyqtaret, kolege dhe drejtuesit e pushtetit lokal. Qytetaret kane kerkuar me shume siguri ne jeten e tyre te perditshme dhe zbardhjen e vrasjes se gjyqtarit Konomi permes parullave si “Vlora eshte e lire”, “Te ndeshkohen kriminelet”.

Manifestuesit pasi kane pershkruar bulevardin dhe kthyer tek rrethi ne Skele, jane ndalur tek vendi ku u vra gjyqtari Konomi, ku kane vendosur edhe foton e tij dhe lule.

KLD: Të zbulohen vrasësit

Ndërsa nuk ka ende një emër për të dyshuarin e vrasjes së gjykatesit Skerdilajd Konomi, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, nxiti organet hetimore për zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarjeje.

“Pushteti gjyqesor eshte duke pritur qe sa me pare organet e hetimit te bejne te ditur emrat e ketij krimi makaber, kushdo qofshin ata duhet te vendosen para drejtesise. Jemi duke pritur qe te behet drejtesi jo vetem per Konomin, por mbi te gjitha te vendoset ne vend autoriteti shteteror i cenuar dukshem nga ky akt”, tha Spahiu.

Policia drejt vrasësit të Konomit

Edhe pse jo me një siguri të plotë dhe duke përdorur fjalën “mundet”, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj është shprehur se po punohet në dy pista hetimi në lidhje me vrasjen e gjyqtarit të Vlores, Skerdilajd Konomi, dhe se së shpejti mund të publikohet edhe emri i parë i të dyshuarit si ekzekutor.

“Tashmë po hetohet në dy pista, ka vlerësim maksimal nga policia, nën drejtimin e prokurorisë dhe mendojmë se së shpejti mund të kemi ndonjë emër”, ka deklaruar Burgaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA