Rrëzohet ndryshimi i kombësisë

16/09/2011 00:00

Gjykata Kushtetuese rrëzoi dispozitat për ndryshimin e kombësisë, në
ligjin për Gjendjen Civile. 

Gjykata ka vendosur me 6 vota pro dhe dy kunder per te rrezuar dispoziten e ketij ligji miratuar ne vitin 2009 qe percakton procedurat e ndryshimit te kombesise ne ligjin per Gjendjen Civile. Duke e cilësuar ligjin si antiligjor, Kushtetuesja ka kërkuar shpalljen si të papajtueshëm të termit kombësi.

Padia në Kushtetuese u bë nga gjykatat e rretheve Sarandë, Shkodër dhe Përmet, të cilat kërkuan prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën disa nga nenet e ketij ligji. Ankimuesit deklaroheshin se ligji cenonte parimet kushtetuese duke detyruar shtetasit shqiptarë që të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike.

Ne baze te ketij ligji gjykatat vecanerisht ne jug te vendit moren me mijera vendime per ndryshimin e kombesise nga shqiptare ne greke. Kjo vale ndryshimesh shkaktoi edhe reagimin e gjyqtareve qe bene ankimimet por edhe te Aleances Kuqezi. Ne nje tur takimesh ne gjykatatat e rretheve ky ligj eshte kundershtuar edhe nga nenkryetari KLD-se, Kreshnik Spahiu.

Aleanca Kuqezi: Kombësia nuk shitet e ndryshohet

I menjëhershëm ishte reagimi Aleancës Kuqezi duke e cilësuar vendimin si historik.

“Në një vendim historik Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar dispozitat, të cilat lejojnë ndryshimin dhe falsifikimin e kombësisë. Besoj se është një sfidë tjetër e fituar e Aleancës Kuqezi dhe unë sot pyes a ka njeri ende në Shqipëri që nuk e kuptuar se ndryshimi i kombësisë është antikushtetues, a ka ende njeri sot në Shqipëri që nuk e ka kuptuar se procesi i regjistrimit mbi baza etnike është një proces në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e këtij vendi. A ka ende njeri në Shqipëri që nuk e kupton se ky kuvend në të paktën dekadën e fundit ka votuar ligje të cilat jo vetëm që jo janë në kundërshtim me kushtetutën, por janë në kundërshtim me vullnetin e popullit. Kombësinë nuk mund ta ndryshosh, ta tjetërsosh apo ta shesësh. Vendimi i Gjykatës Kushtetutës ndau integritetin nga servilizimi, ndau njëherë e mirë kuqezinjtë nga faqezinjtë”, tha Endrit Shabani, përfaqësues i Aleancës Kuqezi.

Sipas përfaqësuesve  të  Aleancës Kuqezi qeveria tashmë duhet të tërhiqet nga regjistrimi etnik, duke qenë se Gjykata Kushtetuese delegjitimoi ndryshimet e kombësisë, duke mbrojtur sovranitetin e vendit.

Në emisionin e së enjtes në Top Channel, “Top Story”, drejtuesi i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu u shpreh: “Basti im ka qenë ky; nëse në fund të procesit të Gjykatës Kushtetuese do të rezultojë që ndryshimi i kombësisë dhe manipulimi ka qenë kushtetues unë do të dorëzoj detyrën time”.

Duke folur për ligjin e regjistrimit të popullsisë që Aleanca e ka kundërshtuar fort që në fillim, Spahiu theksoi se: Ne jemi vetëm kundër 2 pyetjeve; shteti nuk mund të vijë të më pyesë se cfarë feje kam dhe cfare etnie”.

Më tej lideri i Aleancës Kuqezi tha se kombësia është shndërruar në një mall tregu me letra nga kisha dhe certifikata falso dhe shtoi se Aleanca që ai udhëheq nuk është kundër regjistrimit, por kundër përfshirjes në të, të dy pyetjeve, atë për besimin fetar dhe për përkatësinë etnike.

“Regjistrimi, tekë e Athinës”

Zoti Spahiu tha se regjistrimi në këtë formë është kërkesë e Athinës
në këmbim të mbështetjes në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. Ai e
cilësoi regjistrimin si “kriter të 13”, i bashkangjitur 12 kritereve të
Brukselit për procesin e integrimit.

Spahiu shtoi se
parashikimi i gjobës deri në 1 milion lekë për deklarim të rremë, është
fiktiv, pasi nuk është ngritur një sistem referencial që do të
verifikojë deklarimet nëse janë të vërteta apo të rreme.

Biseda precipitoi në një debat të fortë mes Spahiut dhe Stavri Markos
(gazetar dhe përfaqësues i minoritetit grek) pro dhe kundër regjistrimit
mbi baza etnike dhe fetare. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA