Bashkimi Europian e konsideroi procesin e regjistrimit të popullsisë dhe
banesave, si të domosdoshëm dhe deklaroi se pikërisht për këtë arsye ka
qenë mbështetësi kryesor edhe në anën financiare i këtij projekti.
“Censusi duhet parë si një operacion kritik dhe shumë i rëndësishëm dhe që do të ndihmojë INSTAT-in të krijojë një sistem statistikor të besueshëm sepse statistikat që kanë të bëjnë me popullsinë janë më të rëndësishmet për një vend. Ne kemi dhënë një ndihmë konstante ndaj këtij procesi, sepse ne besojmë që përmirësimi i statistikave zyrtare është një garanci për demokracinë dhe një input i rëndësishëm për të patur një menaxhim të mirë të vendit dhe që ndihmon rritjen ekonomike”, tha Francois Begeot, nga delegacioni i BE-së.
Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila në themel të misionit të saj ka zhvillimin human thotë se një pasqyrë e qartë të dhënash do të lehtësonte ndihmën ndaj shtresave në nevojë dhe politikat për sektorët kyc
“Censusi do të ndihmojë për një shpërndarje më të mirë të buxhetit dhe burimeve në tërësi. Ai do të krijojë një pikturë më të qartë të barazisë gjinore në vend dhe do të kontribuojë për një targetim më të mirë të mbështjetjes për arsimin, shëndetësinë dhe asistencë sociale. Përdorimi aktiv dhe i duhur i tij do të promovojë zhvillimin human në vend dhe do të ndihmojë ambicjet e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimi Evropian dhe arritjes së objektivave të mijëvjecarit”, tha zyrtari.
Në 1 tetor INSTAT do të nisë zyrtarisht procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave i ashtuquatur censusi 2011, për të cilin është angazhuar një buxhet prej 14 milionë euro dhe ku do të punësohen rreth 15 mijë vetë.
INSTAT gati qendra e të dhënave
Dy javë përpara nisjes së censusit, procesit të mbledhjes së të dhenave për qytetarët dhe banesat, kryeministri Sali Berisha dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi inauguruan qendren ku do të mblidhen dhe përpunohen të gjitha të dhënat nga censusi.
Qendra eshte e pajisur me teknologjine me moderne te perpunimit te te dhenave, ne saje te fondeve te dhena nga Bashkimi Europian. Sistemi i ri i hartografise i mundeson INSTAT-it ti identifikoje cdo banese ne te gjithe Shqiperine, ndersa te dhenat hidhen nepermjet nje sistemi modern skanimi, qe nuk lejon gabime dhe garanton konfidencialitetin e te anketuarve, duke ruajtur prej tyre jo identitetin, por te dhenat e deklaruara prej tyre. Kryeministri Berisha dhe ambasadori Sequi ben vleresimet me te larta per standardet e censusit, qe sipas zotit Sequi po zhvillohet sipas kritereve te vendosura nga Eurostat-i dhe Kombet e Bashkuara.
Top Channel