Reforma, PS, propozimet sipas 12 prioriteteve te BE

16/09/2011 16:25

Partia Socialiste ka avancuar përpjekjet për kryerjen e një reforme
parlamentare që synon funksionimin e duhur të parlamentit, që është edhe
kërkesa e parë në listën e 12 prioriteteve caktuar nga Bashkimi
Evropian.

Propozimet e socialistëve, që do t’i dorëzohen të hënën administratës së parlamentit, me qëllim futjen për dikutim në seancat e ardhshme parlamentare, i ka bërë publike deputeti Ditmir Bushati.

“Kjo reformë parlamentare do të kalojë në dy faza. Faza e parë, që do të prezantohet ditën e hënë, ka të bëjë esencialisht me ndryshimin e rregullores, pra me sjelljen e një konsensusi minimal, me sjelljen e rregullores aty ku ka qenë në vitin 2009, për të evituar të gjitha ato ndryshime të njëanshme që kanë asfiksuar rolin e opozitës në kuvend. Si hap të dytë ne do të propozojmë adresimin e të gjitha mangësive të evidenduara nga raporti analitik, së bashku me përfaqësuesit e mazhorancës përmes një komisioni a grupi pune të përbashkët, mundësisht me asistencën e OSBE-së”, tha Bushati.

Paralelisht me propozimet e reformës parlamentare në selinë rozë po punohet edhe në hartimin e propozimeve për ndyryshime në Kodin Zgjedhor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA