Prej disa ditësh teatri “ Skampa” i është nënshtruar punimeve për
rikonstruksionin e godinës, e cila u shkrumbua nga flakët një muaj më
parë.
Që prej momentit që godina u shkrumbua nga flakët, specialistët janë marrë me realizimin e analizave të materialeve përbërëse, bërjen e preventivit dhe projektimin e punimeve të reja, për të arritur cilësinë e kërkuar. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini brenda 8 javësh pritet që Tetari “ Skampa” të kthehet në orgjinë, me të njejtën strukturë por me një teknikë më moderne.
Zjarri qe nisi nga nje godine prane shkrumboi teresisht teatrin qe per vite te tera ishte bere skena e shume interpretimeve per akustiken e tij shume te mire.
Prej katër vitësh j 4 vjetësh teatri “Skampa” është siguruar në një kompani sigurimesh dhe se drejtori i kësaj agjencie është shprehur se do të vërë në dispozicion një grup ekspertësh për të llogaritur dëmet materiale, në mënyrë që teatri të kthehet në gjendjen e mëparshme.
Flakët që përfshinë teatrin “Skampa” shkrumbuan shkrumbuar gjithçka.
Pjesa më e ndjeshme në këtë tragjedi mbeten artistët, të cilët me lot në sy komentuan situatën. Demir Hyskja, “Artisti i merituar”, u shpreh mjaft i indinjuar mbi fatkeqësinë që i ka rënë shtëpisë së artistëve. “Nuk gjej fjalë që të shprehem, se dhimbja është aq e madhe sa nuk kam fuqi që ta përshkruaj. Është një katastrofë e vërtetë dhe më vjen keq për atë ç’ka ndodhi. Humbjet nuk janë aq të mëdha materialisht sa ç’janë moralisht. Ne kemi investuar gjithë jetën në këtë godinë dhe tashmë zëvendësimi moral është i pashmangshëm”, komentoi mes dhimbjes Hyskja, një ndër aktorët më në zë në Shqipëri. “Është një humbje e madhe. Na u dogjën kujtimet, mundimet, djersa, ëndrrat tona. Gjithë jetën time kam luajtur në skenë dhe kjo është ndër më të mirat në Shqipëri për sa i përket akustikës, është një kopje e ‘La Scala’ në Itali dhe tashmë çdo gjë është asgjësuar”, ankohet aktori Anastas Xhuvani.
Top Channel