“Përkeqësim i klimës së biznesit”/ Investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin, informalitetin dhe stabilitetin fiskal Kriza që po përjetojnë dy vendet fqinje, Greqia dhe Italia, vazhdon të godasë ekonominë shqiptare.
Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisnë tregojnë se dërgesat e emigrantëve, të cilat në pjesën dërrmuese të tyre vijnë nga këto dy vende, u ulën në gjashtëmujorin e parë të vitit me 13.7 për qind krahasuar me një vit më parë.
Sipas bankës, në gjashtë muajt e parë të vitit, dërgesat totale të emigrantëve ishin 342 milionë Euro ose 47 milionë Euro më pak se sa gjashtëmujori i parë i vitit të kaluar. Kjo është një nga uljet më të forta të dërgesave në terma vjetore, gati e njëtë më atë të vitit 2009, kur kriza ishte në kulmin e saj. Dërgesat e emigrantëve po ulen me ritme dyshifrore nga viti në vit. Për periudhën Janar-Qershor të këtij viti, emigrantët shqiptarë dërguan në atdhe 149 milionë Euro më pak se sa e njëjta periudhë e vitit 2007.
Ekspertët thonë se gjasat janë që dërgesat të vazhdojnë trendin në rënie. Ekepsrtët vërejnë se shkak i rënies ëë vazhduesve të remitancave është edhe integrimi i emigrantëve në vendet ku punojnë të cilat nga punëtorë që ushqenin familjet në Shqipëri u shndërruan në qytetarëve të vendeve të tjera.
Megjithatë, problemet e rënda të ekonomisë greke, e cila po vuan papunësi të lartë dhe në rritje si dhe paqartësitë e Italisë po tkurrin kapitalet financiare që ushqejnë ekonominë shqiptare. Ekonomistët druhen se vec dërgesave mund të preken edhe flukset e investimeve të huaja direkte që historikisht kanë patur si burim kryesor pikëkrisht kompanitë greke dhe ato italianë. Në gjashtë muajt e parë të vitit investimet e huaja direkte ishin 302 milionë euro me një rënie prej 7.6 për qind krahasuar me një vit më parë.
Top Channel