Autoritete të larta të shtetit të Nigerisë janë përplasur për Kosovën. Dikush do ta njohë Kosovën shtet, dikush jo.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacollit ka njoftuar një ditë më parë se Republika e Nigerisë, pas shumë debateve të brendshme, ka marrë vendim për ta njohur Republikën e Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran. Mirëpo, Kosova ende nuk e ka notën verbale të njohjes nga shteti më me ndikim i Afrikës.

Pacolli aktualisht gjendet në Afrikë dhe në aktivitetin lobues ka vizituar 3 herë këtë shtet me më ndikim në Afrikë, bën të ditur Telegraf.

Sipas të dhënave autoritetet nigeriane nuk bien dakord për vendimit për njohjen

“Presidenti Goodluck Jonathan prej kohësh është deklaruar pro. Ai ka rekomanduar njohjen, ka shkuar në Parlament procedura, edhe Parlamenti është deklaruar pro njohjes, ndërsa ministri i Jashtëm Odein Ajumogobia ka shpërfillur të dyja rekomandimet”, ka bërë të ditur një burim brenda MPJ-së.

Ministri Ajumogobia ka qenë javën e shkuar në Beograd dhe presidenti Jonathan është munduar ta shtyjë çështjen nëpërmjet sekretarit të Ministrisë, Marin Uhomoibhi, të cilin ishte munduar ta bënte kryediplomat pas zgjedhjeve të majit, por kishte dështuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA