Anëtarët e Komisionit Parlamentar të Medias gjatë vijimit të diskutimit
mbi ligjin për transmetimin me zë dhe figurë kanë kërkuar, që në këto
takime të jenë të pranishëm përfaqësuesit e OSBE-së dhe të Këshillit të
Europës, të cilët kanë bërë vërejtje teknike për nene të caktuara.
“Komunikimi interaktiv do të na jepte ne mundësinë, që në pjesën më të madhe ku ata janë jo kompetente, sepse kështu e thanë edhe vetë, për shumë komente dhe ndërhyrje që ka bërë OSBE, t’i japim përgjigje dhe të ndërhyjmë në draft. Ai grup pune nuk është kompetent për cështje që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes apo me kufizimet që i bëjmë ne këtyre organeve. Ata thanë se do të ndërhyjnë vetëm me cështje të karakterit teknik. Pjesa më e madhe e grupit të punës janë inxhinerë dhe juristë”, tha deputeti socialist Alfred Dalipi.
Ndërsa nënkryetari i Komisionit, Mark theksoi se ky është një produkt i Komisionit dhe Parlamentit dhe kur të diskutohet në kuvend do të ekzistojë mundësia të përmirësohet apo të ndryshohet.
Ne kete takim grupet e interesit kane kerkuar qe te rishikohen disa nene, te cilat jane selektive dhe aspak koherente me tregun aktual, sic eshte edhe propozimi per celjen e gares ne tregun e transmetimeve numerike.
“Jemi kundër celjes së garës për konkurrim për licenca, pasi gara jo vetëm ka vite që ka nisur, por tashmë është realitet edhe procesi i dixhitalizimit, që ka ecur në terren shumë më shpejt se ligji. Propozojmë që projektligji të ketë një nen të vecantë, ku të përcaktojë që kanalet kombëtare valore dhe satelitore bashkë me kanalet publike, që i ka parashikuar ligji, të vendosen me detyrim në cdo platformë numerike dixhitale.Propozojmë që ligji të parashikojë kriterin për ndarjen e reklamës shtetërore, e cila deri më sot përsa i përket televizioneve lokale ka funksionuar vetëm në kohën e zgjedhjeve. Ftoj autorët e këtij projektligji të shohin edhe një herë realitetin që është sot”, thotë Fatos Mihali, nga klubi shqiptar i medias.
Kryetarja e komisionit Valentina Leskaj ka kerkuar qe nje perfaqesues i qeverise te beje te ditur strategjine mbi transmetimet dixhitale, ne menyre qe te mos bie ndesh me nenet e ketij ligji.
“Ky ligj pa strategjinë është i dështuar sepse po rikthehet prapë në parlament, por ndërkohë nuk kemi asnjë lloj informacioni se ku është puna me strategjinë. Unë do të sugjeroja që ne të thërrasim përfaqësuesit e qeverisë të na thonë se ku janë me procesin e strategjisë dixhitale, sepse jemi shumë të vonuar. Kufiri për kalimin e transmetimeve dixhitale ka qenë 2012 dhe me këto hapa as që bëhet fjalë që të arrihet”, tha Leskaj.
Diskutimet mbi kete ligj ne Komisionin e Medias do te vijojne gjate javeve te ardhshme.
Top Channel