Kryeministri Sali Berisha u kërkoi anëtarëve të kabinetit të përfshijnë
urgjentisht në programin e tyre të punës analizën për treguesit e
raportit të konkurrueshmërisë, të publikuar nga Forumi Ekonomik
Boterore.
Dhe më pas ministrat duhet të sjellin në qeveri propozime të cilat duhet te mundesojne qe vendi te arrije standardet e vendeve te zhvilluara ne te gjitha fushat.
Indeksi i konkurrueshmerise e rendit Shqipërinë në vendin e 78-te ose 10 vende me lart, sesa viti i kaluar dhe kjo per kryeministrin Sali Berisha eshte merite e reformave te kryera gjate viteve te qeverisjes se tij. Ne disa tregues, raporti e rendit Shqiperine ne 20 vendet e para, por ne disa te tjera Shqiperia nuk ka nje vleresim kaq pozitiv. Dhe per kryeministrin Berisha situata duhet te ndryshoje, pasi ekzistojne te gjitha mundesite per te cuar perpara zhvillimin.
“Ka nje pune shume te madhe per te bere. Nuk eshte ceshtja per spaleta. Kjo behet para se gjithash, sepse keto jane shtyllat e zhvillimit. Ne kemi nje projekt themelor dhe ky eshte projekti Shqiperia vend i zhvilluar. Qe te jete keshtu duhet qe cdo agjensi dhe ministri te shndërrojë ne program pune te gjithe problematiken e shtylles respektive dhe ta krahasoje kete me vendet e zhvilluara. Mos te shohë në 30 e poshtë.Duhet të marrë treguesit duhen marre vetem nga vendet e OECD”, tha Berisha.
Natyrisht, kryeministri Berisha eshte i vetedijshem se mireqenia ose jo e qytetareve eshte nje pergjegjesi direkte e qeverise. Dhe per ta shprehur kete kryeministri Berisha u kerkoi anetareve te kabinetit te shihnin problemin tek vetja dhe jo tek qytetaret apo tek opozita.
“Te mos harrojme. ‘Qeveria eshte problemi’, thoshte presidenti Regan. Dhe ju nuk me keni degjuar mua kurre te them opozita eshte problemi, sepse qe nga 90 e sot mbaj te stamposur ne mendje kete postulat te Ronald Regan, qe me ka ndihmuar mua te qeveris, jo vetem kur kam qene mazhorance, por edhe opozite. Nese ne e mbajme kete parasysh, ne ruajme si yll polar realizimin, sensin e realizmit”, tha Berisha.
Top Channel