Hera e fundit që kishin shkëmbyer batuta kishte qenë në tryezën e reformës zgjedhore në tetor të një viti më parë. Kësaj here shërbeu ceremonia për 20 vjetorin e fondacionit gjerman “Fridrih Ebert”.
Pas fjalës së kryeministrit Berisha, që falenderoi fondacionin për ndihmën e dhënë në Shqipëri, fjalën e mori kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Ai e mbylli me dy fjali që ironizuan kryeministrin, i cili në një mbledhje qeverie i ishte referuar një botimi të huaj për të thënë se nga vendet e mëdha Gjermania ka ekonominë më stabël, kurse nga vendet në zhvillim, ekonomia më stabël është ajo e Shqipërisë.
Edi Rama: Le të shpresojmë që kriza ekonomike të mos ndikojë në financimin që shteti gjerman i bën këtij fondacioni se as nuk bëjmë dot gjë për ta ndihmuar në rast të shkurtimit të fondeve. E thashë se kam dhe hall se mos shkon në Berlin fjala e Saliut që jemi ekonomia e dytë më fortë në botë pas Gjermanisë, dhe pastaj do ishte vërtet punë dreqi.
Sali Berisha: Nuk do të shkojë sepse ke zëvendësuar fjalimet me editoriale.
Edi Rama: E ka (Berisha) si në parlament që flet pa radhë.
Ndërkohë, megjithë përpjekjet e ambasadores gjermane që të bëjë të mundur një shtrëngim duarsh mes dy rivalëve politikë, gjithcka ka qenë e kotë. Edhe shtrëngimi i fundit i duarve mes dy politikanëve, ka qenë një vit më parë, në tryezën e reformës zgjedhore.
Top Channel