Tiranë, burri vret me thikë gruan

13/09/2011 12:35

Ekzekutohet nga bashkëshorti me thikë një grua në Shkozë të Tiranë,
ndërsa hetimet e para flasin se akti i rëndë është kryer për motive të
xhelozisë.

Sipas informacioneve të fundit, Haki Korreshi vrau me armën e ftohtë gruan e tij Servete Korreshin, ndërsa pas krimit autori u vetëdorëzua në komisiariatin e policisë.

Kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë, ndërsa autori do të dalë para drejtësisë për të marrë dënimin.

Pak kohë më parë një 76-vjecar vrau me thikë në Bulqizë bashkëshorten e tij 70-vjecare. Policia shkoi në kohë dhe parandaloi vetëvrasjen e të moshuarit, i cili aktualisht ndodhet në burg në pritje të procesit gjyqësor.

Ndërsa në Shkodër një person 22 vjec qëlloi me armë zjarri gruan e tij të mitur që ende s’i kish mbushur 18 vjeç.

Ngjarja ndodhi në periferi të qytetit në ambientet e brendshme të konviktit të shkolles industriale. Dy bashkeshortet jetonin prej disa muajsh bashkë në një dhomë të këtij konvikti. Gjendja e rëndë ekonomike duket se është bërë shkak për këtë ngjarje të rëndë.

Krimi brenda familjes ka prekur edhe një cift shqiptar që jetonte në Itali. Pak ditë më parë Pjerin Pjetri, 44 vjeç, ka mbytur me jastëk gruan Lindita, 37 vjeç, dhe pastaj është vetëvrarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Monza, në vilën e një menaxheri të Mediaset në Itali, ku çifti punonte.

Shkak mendohet të ketë qenë kërkimi i divorcit nga ana e gruas. Viktimat kanë lënë jetimë dy fëmijë, përkatësisht 5 dhe 3 vjeç.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA