Dy udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Shpend Ahemti,
të hënën kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.

Këshilli i përgjithshëm i Lëvizjes shpreh qëndrimin se për shkak të situatës së rëndë politike dhe ekonomike në vend, të kërkojë dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë së Kosovës.

Lëvizja “Vetëvendosje” mori këtë qëndrim duke analizuar situatën e përgjithshme të muajve të fundit dhe parashikimet për zhvillimet politike në të ardhmen.

Lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, sipas RTK-se, tha se qeveria aktuale po bëhet gati për të shitur të gjitha pasuritë e Kosovës, si dhe, siç tha, për të vjedhur edhe më shumë buxhetin e Kosovës, përmes proceseve të dyshimta të privatizimit.

Kurti tha se kjo qeveri po pranon koncesionet që edhe më tutje po i bëhen Serbisë. Ai tha se qeveria nuk është duke bërë asnjë zgjidhje për vendin tonë, por vetëm probleme për qytetarët.

Shpend Ahmeti nga kjo Lëvizje, tha se gjatë muajve të fundit kanë konstatuar se qeverisja aktuale, është duke e rrënuar vendin dhe jo duke e ndërtuar atë. Prandaj, ka shumë arsye që kjo qeveri duhet të japë dorëheqje, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA