Shqipëria konfirmon: Greqia kërkon naftë në Jon

12/09/2011 00:00

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore konfirmon se Greqia ka nisur
përgatitjet për kërkimin e naftës në kufi me Shqipërinë, por mohon që
ato të prekin pjesën e debatueshme të paktit detar qe u rrezua nga
Gjykata Kushtetuese.

“Janë duke kërkuar në pjesën jugore në kufi me pjesën tonë, por është në pjesën e tyre dhe nuk ka lidhje me ne”, tha Përparim Hajno, drejtori i Hidrokarbureve në Agjenci.

Blloku detar i Jonit është shndërruar në një nga zonat më të lakmuara të kompanive ndërkombëtare të naftës. Qeveria shqiptare ka mandatuar një kompani të huaj, e cila prej disa vitesh kërkon ne pjesen shqiptare te detit në zonën që shtrihet nga Gjiri i Vlorës, deri në kufirin me Greqinë. Agjencia thotë se zonat gjeologjike ku po kërkon Shqipëria dhe që pritet të kërkojë Greqia nuk përplasen me njëra-tjetrën dhe mohon që aty të ketë burime konflikti.

“Kërkimi që bën kompania në jug të Shqipërisë, strukturat që ajo ka prognozuar nuk rrezikojnë fare ato debate që janë sot lidhur më kufirin. Nafta nuk është e ndarë më thikë në kufi, të gjithë kanë të drejtë të kërkojnë në pjesën e tyre”, tha Hajno.
 
Nga studime qe ka bere kompania nga strukturat del se te dy zonat jane larg njera-tjetres dhe nuk perplasen. Por a është pjesa e debatueshme e kufirit, sipas paktit detar me Greqine, një zonën e pasur naftëmbajtëse?

“Unë di të flas për pjesën shqiptare që është shumë me perspektive dhe madje më me perspektive se sa pjesa greke”, tha Hajno.

Shqiperia ka aktualisht 7 marrëveshje për kërkime naftë dhe gazi, për të cilat janë mandatuar 3 kompani, ‘Petromanas’, e cila kërkon në blloqet tokësore dhe dy kompani të tjera që kërkojnë në det, ‘San Leone’ dhe ‘Kaprikorn’, ku përfshihet dhe zona kufitare me Greqinë.

Papandreu: Shume shpejt nisin kerkimet

Kryeministri grek, Jorgo Papandreu ka paralajmëruar fillimin e kërkimeve për naftë dhe gaz në detin Egje dhe Jon.

Gjatë një ceremonie të
organizuar në Selanik në kuadër të panairit ndërkombëtar të këtij
qyteti, Papandreu deklaroi se shumë shpejt do të fillojnë kërkimet në
det me qëllim përfitimin e pasurive natyrore për qytetarët grekë, që sic
tha, meritojnë të përfitojnë atë që natyra i dha vendit të tyre.

Papandreu njoftoi se tashmë mbetet vetëm fillimi i punës në zonat në të cilat mendohet se janë naftë-mbajtëse.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta