Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanovic e ka vlerësuar si të papranueshëm vendimin e EULEX-it që më 16 shtator të vendosë kontrollin doganor në Jarinë dhe Bërnjak, duke vendosur atje agjentë kosovarë.

Duke folur për mediat serbe, Bogdanovic është shprehur se një hap i tillë do të dëmtonte negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Gjithcka që kemi negociuar do të binte në ujë dhe shtrohet pyetja se, për cfarë duhen bisedimet”, ka deklaruar Bogdanovic.

Ai ka theksuar se EULEX-i, me zbatimin e ligjit të “të ashtuquajturit shtet të Kosovës”, po anon nga pala kosovare.

“EULEX-i do të mbajë një rol udhëheqës, duke zbatuar ligjet e të ashtuquajturit shtet të Kosovës, duke mbledhur të ardhurat që shkojnë në buxhetin e qeverisë së Kosovës”, ka shtuar Bogdanovic.

Lajmin për operacionin e 16 shtatorit në veri e bëri të ditur sot ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi, i cili tha se, pavarësisht protestave të serbëve, institucionet kosovare nuk do të tërhiqen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA