Është hapur sot në Beograd një proces i ri ndaj dy eksponentëve të njohur të krimit të organizuar, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e kryeministrit Zoran Gjingjic, në vitin 2003.

Sipas raportimeve të mediave ballkanase, një nga dy të pandehurit, Milos Simovic, ka pranuar përgjegjësinë e tij dhe është penduar. Ndërsa tjetri, Sretko Kalinic, ka refuzuar cdo akuzë.

Të dy ata janë dënuar vite më parë me nga 30 vjet burg secili për vrasjen e kryeministrit pro-perëndimor.

Organizata kriminale që fajësohet për eleminimin e Gjingjic njihet si klani i Zemunit, shumica e anëtarëve të të cilit janë në burg.

Por për vrasjen e bujshme shumë media dhe politikanë të moderuar serbë flasin për një prapavijë politike nacionaliste për shkak të prirjeve evropiane të kryeministrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA