Frattini e Lambrinidis: Angazhime për reforma

12/09/2011 00:00

Ministri i Jashtëm italian Franco Frattini dhe ai grek Stavros Lambrinidis kërkojnë rezultate konkrete pas situatës së re politike në Shqipëri, ndërsa theksojne se duhen agazhime për reformat nga të gjitha palët.

“Mbështesim integrimin e Shqipërisë”, mësohet të kenë deklaruar
kryediplomatët në takimin e tyre me homologun shqiptar Edmond
Haxhinasto.

Nga ana e tij, ministri Haxhinasto ka theksuar se Shqipëria është e angazhuar plotësisht për axhendën  integrimit ndërsa ka shtuar se vendi ynë ka bërë progres të gjithanshëm në rrugët drejt Bashkimit Europian.

Berisha: Vullnet për të përmbushur 12 prioritetet

Kryeministri Sali Berisha deklaron se projekti i integrimit evropian ka qenë, është dhe do të jetë, projekti më madhor për shqiptarët dhe e tërë puna e qeverisë dhe e institucioneve shqiptare është e fokusuar në realizimin e këtij projekti dhe në plotësimin e 12 prioriteteve të përcaktuara në Opinionin e Komisionit Evropian.

Kryeministri, në takimin me ministrin e Jashtëm të Italisë Franco Frattini dhe ministrin e Jashtëm të Greqisë zotin Stavros Lambrinidis, shprehu vullnetin e plotë të qeverisë dhe të mazhorancës së drejtuar prej tij për të bashkëpunuar me opozitën në përmbushjen me konsensus  të të gjitha prioriteteve, si dhe për të votuar bashkërisht të gjitha ligjet apo vendimet që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Kryeministri, sipas njoftimit ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave, theksoi se bashkëpunimi dhe jo bllokimi, janë mënyra më e mirë për çuarjen përpara të interesave të vendit dhe integrimin e tij në BE. Ai mirëpriti kthimin e opozitës në Parlament, duke shprehur dëshirën që kjo të shënojë rikthimin e dialogut politik brenda këtij institucioni.

Ministrat ndodhen në
Shqipëri,në një mision të përbashkët që synon nxitjen e procesit të
integrimit europian të Shqipërisë. Ky mision, është i koordinuar me Bashkimin Europian. Për këtë arsye ministrat shoqërohen edhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.

Kryediplomatët e dy vendeve fqinje kanë ndërmend t’i kujtojnë Shqipërisë detyrimet ndaj Brukselit dhe t’i kërkojnë përmbushjen sa më të shpejtë të tyre, pasi në tetor Komisioni Europian do të bëjë raportin e vlerësimeve mbi ecurinë e vendit, si dhe do të paraqesë opinionin e tij mbi kërkesën për statusin e vendit kandidat.

Ministrat do të kërkojnë të nxisin dialogun politik në vend dhe përshpejtimin e reformave që nevojiten në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Së bashku me zotin Sequi, ata pritet të zhvillojnë takime me kreret e vendit dhe perfaqesuesit e opozites, ndersa do te kerkojne nga palët në Shqipëri angazhim më të madh për plotësimin e rekomandimeve  të misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë pas zgjedhjeve të 8 majit.

AK: Kundër bisedimeve të fshehta Tiranë-Athinë

Aleanca Kuqezi zhvilloi të hënën një protestë para Ministrisë së Jashtme duke reaguar ndaj deklaratës së ministrit te Jashtëm grek, Stavros Lambrinidis, disa ditë më parë rreth marrëveshjes për ujërat.

“Jemi kundër bisedimeve të fshehta Tiranë-Athinë. Rruga për në Bashkimin Evropian nuk kalon nëpërmjet Athinës”, thanë përfaqësuesit e Aleancës.

Sipas tyre, grekët kërkojnë tre kushte për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe heshtja e partive është turp i politikës shqiptare.

“Marrëveshja për ujrat të zbatohet”

Marrëveshja e ujërave ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë duhet të zbatohet. Ky ishte mesazhi që ministri i Jashtëm grek Stavros Lambrinidis dërgoi nga Prishtina.

“Ne kemi investuar shumë në marrëdhëniet e mira me Shqipërinë. Ne presim plotësisht që kjo marrëveshje e nënshkruar nga dy vendet e lira dhe demokratike të zbatohet. Kjo është ajo që ne presim dhe ne shpresojmë se kjo do të ndodhë shumë shpejt”, është shprehur Lambrinidis.

Deklarata e shefit të diplomacisë greke erdhi nga Prishtina, pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

I pyetur nëse Greqia e mbështet Shqipërinë për statusin kandidat për në BE, Lambrinidis i cili do të vizitojë edhe Tiranën, u shpreh se shteti i tij si anëtar i Bashkimit Europian dëshiron që Shqipëria, të jetë si çdo vend në rajon.

“Ne duam që Shqipëria të jetë si çdo vend tjetër – në pozicionin e një shteti kandidat. Dhe arsyeja që do të shkoj atje me kolegun tim, Fratinin, është që të japim këtë mesazh të qartë dhe të fuqishëm, sepse ne kemi qenë protagonistë në aspiratat e shqiptarëve për përspektivën europiane”, tha Lambrinidis.

Sipas tij, kjo varet nga angazhimi i shqiptarëve dhe se mesazhe të tilla do t’i dërgojë në Tiranë me homologun italian, Franko Fratini, gjatë javës së ardhshme.

Greqia kërkon naftë në Jon

Kryeministri grek, Jorgo Papandreu ka paralajmëruar fillimin e kërkimeve për naftë dhe gaz në detin Egje dhe Jon.

Gjatë një ceremonie të organizuar në Selanik në kuadër të panairit ndërkombëtar të këtij qyteti, Papandreu deklaroi se shumë shpejt do të fillojnë kërkimet në det me qëllim përfitimin e pasurive natyrore për qytetarët grekë, që sic tha, meritojnë të përfitojnë atë që natyra i dha vendit të tyre.

Papandreu njoftoi se tashmë mbetet vetëm fillimi i punës në zonat në të cilat mendohet se janë naftë-mbajtëse. Fillimisht kërkimet pritet të nisin në zonën e quajtur Katakolos, në jug-perëndim të Peloponezit, për të vazhduar më pas në Gjirin e Prevezës në veri-perendim.

Kërkime do të kryhen edhe në jug të Kretës, ndërsa në fund të shtatorit, parashikohet nisja e tyre në zonën ekskluzive ekonomike të Qipros dhe Izraelit. 

Fillimi i  kërkimeve në Egje duket se ka vënë përballë Turqinë me Izraelin në një situatë, që sipas analistëve mund të acarojë edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA