Më shumë se 30000 grekë kanë protestuar në mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Selanikut duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj reformave anti-krizë të qeverisë Papandreu.

Mijëra taksistë, studentë, pjestarë të sindikatave të sektorit shtetëror dhe atij privat, pjestarë të Lëvizjes së të Indinjuarve, që kanë mbërritur nga i gjithë vendi, anarkistë dhe tifozë të një ekipi lokal, kanë marshuar në rrugët e qytetit duke hedhur parrulla kundër sistemit politik të vendit, politikanëve të korruptuar, gjendjes tragjike të ekonomisë të cilën ata po paguajnë me reduktimet e rrogave, humbjen e vendeve të punës, taksat e larta.

Më pas janë grumbulluar përballë ambienteve të Ekspozitës Ndërkombëtare të Selanikut, ku janë përleshur me forcat policore, që kane bllokuan më shumë se dy të tretat e qendrës së Selanikut me trupa të shumta dhe mjete dhe u janë përgjigjuar atyre me bomba me gaz lotsjellës.

Disa dhjetëra metra më larg, në sallën e konferencave, kryeministri Papandreu u është drejtuar politikanëve të pranishëm, drejtuesve lokalë,qytetarëve të ftuar, me tone dramatike duke, ju bërë të qartë se preferenca e parë e kabinetit të tij është të shpëtohet vendi nga falimentimi.

Papandreu ka theksuar se do të vazhdojë me cfarëdo lloj mënyre reformat dhe ndryshimet pavarësisht reagimeve sociale dhe debateve politike. Kemi vendosur, tha ai, të luftojmë për të shmangur katastrofën, falimentimin dhe të mos largohemi nga eurozona.

Midis të tjerash kryeministri grek ka deklaruar se qysh sot Greqia nis kërkimet për naftë dhe gaz natyror në zonën detare të detit Jon dhe në jug të ishullit të Kretës.

Ndersa Papandreu fliste, mijera qytetare kane vazhduar protesten e tyre deri ne oret e vona te mbremjes. Policia greke ka shoqeruar ne rajone mbi 90 persona dhe ka arrestuar te pakten dy.Me interes pritet konferenca e shtypit para mediave greke dhe te huaja ne mesditen e se dieles.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA