11 Shtatori, Berisha mesazh solidariteti SHBA-së

11/09/2011 13:40

Kreu i qeverisë, Sali Berisha, por edhe kryebashkiaku Basha i kanë dërguar mesazhe solidariteti qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që 10 vite më parë u përfshinë nga një sulm terrorist ku humbën jetën 3 mijë persona.

Në mesazhin e kreut të qeverise shqiptare thuhet se pas 10 vjetësh, familjet e atyre që humbën jetën nga ky sulm, qytetarët e SHBA, miqtë e tyre në mbarë botën, kujtojnë këtë datë dhe nderojnë kujtimin e viktimave të 11 shtatorit pasi ideatorët kanë marrë ndëshkimin më të merituar.

Kryeministri Berisha thekson në mesazhin e tij se Shqipëria dhe shqiptarët u janë mirënjohës qeverisë së SHBA dhe kombit amerikan për udhëheqjen e vendosur të luftës kundër terrorizmit botëror dhe arritjet historike në këtë luftë.

Edhe kryetari i Bashkise së Tiranës, Lulzim Basha, i ka dërguar një mesazh solidariteti homologut të tij në New York, zotit Michael Bloomberg, në ditën e përkujtimit të 3 mijë viktimave të sulmit terorrist të 11 shtatorit.

Zoti Basha në letrën e tij thekson se qytetarët e Tiranës i bashkohen dhimbjes që tronditi familjarët e tre mijë viktimave të shkaktuara nga sulmi terrorist, i cili ishte një sulm ndaj gjithçkaje që Neë yorku përfaqëson.

Në emër të qytetarëve të Tiranës, thuhet në këtë letër të kryebashkiakut Basha, ne bashkohemi në përkujtimin dhe nderimin e viktimave të 11 shtatorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA