Ish-ministri i Energjitikës Dritan Prifti nuk i ndahet gjyqësorit dhe
Prokurorisë. Kësaj rradhe nuk bëhet fjalë për denoncime të reja
skandalesh, si ato që lidhen me korrupsionin me lejet minerare apo
trafikun e karburanteve.
Deputeti Dritan Prifti i është drejtuar Gjykates së Lartë duke paditur Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në lidhje me një vendim administrativ që ky institucion ka dhënë gati një vit më parë.
Deputeti Prifti i kerkon Gjykates se Larte qe nepermjet gjyqit te anulloje gjoben prej 300 mije lekesh, gjobe e cila u vendos pas hetimeve te inspektoriatit per konflikt interesi ne vendimmarrjen e ish-ministrit per emerimin e nje shtetasi ne pozicionin e anetarit te Keshillit Mbikeqyres te OST. Ky emerim tha, – ILKPD, – eshte bere ne nje kohe qe egziston nje interes privat ne kete vendim te ish-ministrit. Por deputeti Prifti pretendon ne dosjen e tij qe nuk ekziston asnje konflikt interesi.
Kjo ceshtje nje vit me pare u depozitua ne fakt nga Prifti ne Gjykaten e Tiranes me te njejtin objekt, por me pas Gjykata e Shkalles se Pare ja delegoi Gjykates se Larte per shkak te mos kompetences.
Top Channel