Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë injoruar kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për t’u përgjigjur mbi imunitetin e tyre.
Sipas mediave kosovare, ligjvënësit kanë vlerësuar se kërkesa i duhej drejtuar një prej komisioneve të posacme, atij për legjislacionin, ose atij për imunitetet dhe mandatet dhe jo vetë atyre.
Arsim Bajrami, kryetar i nënkomisionit për mandate dhe imunitete, deklaron se gjykata duhet t’i kërkonte sqarimet nga ky segment.
“Do të ishte mirë që gjykata të kërkonte sqarim nga komisioni për legjislacion, ose nënkomisioni për mandate, duke marrë opinionin e krejt Kuvendit dhe jo opinione individuale”, ka deklaruar Bajrami.
I vetmi deputet që i ka kthyer përgjigje Gjykatës Kushtetuese është deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani.
Cështja e imuniteteve në Kosovë u ngrit pas hetimeve të hapura nga misioni EULEX mbi krimet e luftës, objektiv i të cilave ishte deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj.
Top Channel