Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren tre aktivistë të lëvizjes
Vetëvendosje, të cilët ishin mbledhur para Kuvendit Komunal për të
shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj projektligjit për Qendrën Historike të
qytetit, që po shqyrtohet nga asambleja komunale.

Zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha tha për “REL” se policia ka pasur një konfrontim të lehtë me aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje.

“Kemi pasur një konfrontim të lehtë me aktivistët e Vetëvendosjes, është dashur t’i largojmë nga porta qendrore e asamblesë komunale, për prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe për moszbatim të urdhërit të policisë. Në stacionin policor janë shoqëruar tre qytetarë dhe që të tre do të dërgohen në gjykatën komunale me procedurë të përshpejtuar”, deklaroi Berisha.

Zëdhënësi i policisë së Prizrenit tha gjithashtu se gjatë këtij konfrontimi kanë pësuar lëndime të lehta edhe tre policë.

Shoqëria civile dhe disa nga partitë kryesore të opozitës kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj këtij projektligji, duke pretenduar se ai i jep një zë më të fuqishëm Kishës Ortodokse në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA