Mes përfaqësuesve të sindikatave dhe të kompanisë ‘Deko Metal’ janë
zhvilluar së fundmi bisedime për të gjetur një marrëveshje në lidhje me
grevën që minatorët po zhvillojnë në Bulqizë.
Përfaqësuesja e presidentes së kompanisë ACR është takuar në ambientet e kompanisë në Bulqizë me një nga drejtuesit sindikalistë që janë në krye të grevës. Bisedimet kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Palet kane rene dakort per te gjitha pikat qe lidhen me trajtimin ekonomi, rritjen e pagave, investimet dhe transparenca dhe kanë pergatitur nje projekt perfundimtar qe pret vetem nenshkrimin zyrtar qe do sjelle edhe perfundimin e greves. Arritja e kesaj marreveshje paraprake eshte konfirmuar zyrtarisht nga perfaqesuesit e kompanise koncesionare.
Megjithate marreveshja nuk eshte nenshkruar. Perfaqesuesit e sindikatave shtuan edhe nje kerkese qe tani ka te beje me heqjen e drejtorit te ndermarrjes ACR ne Bulqize, kerkese kjo e shtuar me vone nga ana e sindikalisteve dhe qe po mban peng zbatimin e pikave te tjera ekonomike ne favor te minatoreve dhe minieres.
Top Channel