Pas largimit të papritur të specialistëve të FMN-së,BE-së dhe BQE-së, e
ashtuquajtura trojka ,rritjes në nivele rekord të kostos së bonove
dhjetevjecare,rrezimit te indeksit te burses greke ne nivelet me te
uleta ne 20 vitet e fundit,frikes per marrjen e kestit te gjashte te
ndihmes dhe krijimit te klimes se pasigurise per nje te ardhme jashte
Eurozones te Greqise,Athina zyrtare ka vendosur te marre masa urgjente
qe sipas shtypit grek do te duhej t’i kishte marre prej me se nje viti.
Sinjali i fundit kritik ka qene edhe fjala e ministrit te Financave Wolfgang Schaeuble para parlamentit gjerman qe ka shkundur njehere e mire kabinetin Papandreu duke i kujtuar se koha e tolerances ka mbaruar dhe ka filluar koha e masave konkrete.
“Kjo është situata në Greqi ku u nderpre misioni i trojkes dhe ky mision ka për të vazhduar dhe ka për të dale në një përfundim pozitiv ,perndryshe kësti i ardhshëm për Greqinë nuk mund të paguhet. Dhe Greqia duhet ta dije mire kete”, tha Wolfgang Schaeuble, ministri gjerman i Financave
Ne nje prej mbledhjeve me dramatike qeveria Papandreu ka vendosur fillimin e menjehershem te privatizimeve, me synim perfitimin e 28 miliard eurove deri ne vitin 2014, shkrirjen dhe reduktimin e menjehershem te nderrmarjeve shtetrore dhe gjysmë shtetrore qe do te pasohet me reduktimin e mbi 30000 vendeve te punes,zbatimin e pages se njejte,pa dallime midis nenpunesve te barabarte te administrates shteterore. Vendimet i ka deklaruar vete Zevendesministri dhe ministri i Financave Evangjelos Venizellos ne nje konference shtypi nga parlamenti grek. Shkrirja e kompanive shteterore do te filloje me televizionin shtetror ERT ku do te mbyllet menjehere kanali i pari i tij, ET1 dhe do te vazhdoje me Kompanine e Pasurive Publike,ndersa persa i perket privatizimeve,hapet menjehere rruga per kompanine e basteve dhe te lojerva te fatit OPAP si dhe te aeroportit te Athines “Eleftherios Venizellos”.
Eshte vendosur gjithashtu te liberalizohen perfundimisht ato profesione qe kane qene privilegj i nje grupi njerezish si dhe aplikimi i nje sistemi te ri tatimor me ane te nje projektligji qe do te cohet per aprovim ne parlament ne tre javet e ardheshme. Ajo cka ende nuk dihet eshte fakti ne se te gjitha keto masa do te te miratohen edhe nga grupi parlamentar i partise socialiste PASOK, nderkohe qe skenaret per zgjedhje te parakoheshme ne vend, japin e marrin.
Top Channel