Numri dy i qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka nisur sot një tjetër turne lobimi në kontinentin e Afrikës.

Sipas mediave kosovare, Pacolli do të vizitojë një numër të konsiderueshëm shtetesh, ku do të takohet me drejtues të lartë të tyre.

Nga vizitat e mëparshme të Pacollit në Afrikë, në muajt e fundit kanë ardhur 4 njohje nga ky kontinent.

Konkretisht bëhet fjalë për Arikën Qendrore, Guinea Konakrin, Beninin dhe Nigerin, vende nën diktaturë, që njihen ndryshe si “shtete të dështuara”.

Disa javë më parë, zyra e zotit Pacolli deklaroi se së shpejti do të vijnë edhe dy njohje të tjera, këtë herë nga Amerika Qendrore.

“Krahas aktiviteteve të ngjeshura lobuese në kontinentin e Afrikës, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, i mbështetur nga zyra e tij dhe lobues profesionistë, po drejton një fushatë të fuqishme në Amerikën Qendore”, thuhej në njoftimin për shtyp.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA