Greqia: Asnjë presion për Kosovën
07/09/2011 16:15
Greqia ka mohuar zërat se ndodhet nën presion për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Mohimi është bërë nga ministri i Jashtëm grek, Stavros Lambrinidis, i cili nesër do të jetë për një vizitë në Kosovë.
Shefi i diplomacisë greke nisi dje një tur në Ballkan, ku fillimisht ndaloi në Kroaci, për të vijuar në ditët e ardhshme me Kosovën dhe Serbinë.
Greqia është një nga pesë vendet anëtare të BE, mes të cilave Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qipro, që nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Zërat për presione nga faktori ndërkombëtar kanë qarkulluar së fundmi në disa të përditshme ballkanase.
Top Channel