Seanca e radhës ndaj të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit u shty per
shkak të mungeses se avokatëve, një ndër arsyet më të zakonshme të
zvarritjes së këtij procesi.
Gjate apelit, gjykata konstatoi se mungonin 17 avokatë, ndërsa ishin te pranishem vetem gjashte mbrojtes. Po ashtu bojkotim kishin bere edhe te pandehurit. Ndodheshin ne salle vetem Dritan Minxolli, Ylli Pinari dhe dy ish-ushtarake.
E ndodhur ne keto kushte gjykata deklaroi shtyrjen e gjyqit per te premten. Dy ditë me parë, duke ju referuar një vendimi të Gjykatës së Lartë për dosjen Ilir Meta, në të cilin ekspertiza e amerikanit Glen Bart u konsiderua e pavlefshme, pasi eksperti ishte thirrur në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale, avokati Gëzim Veleshnja kërkoi rrëzimin e të gjitha ekspertizave të kryera dhe riberjën nga e para.
Mes tyre është ekspertiza e ekpspertëve amerikanë ku përcaktohen shkaqet e shpërthimit në Gërdec, si edhe ekspertiza e faturës financiare mbi dëmet që solli tragjedia e 15 marsit 2008.
Më tej avokati kërkoi ekspertim hetimor për të saktësuar arsyet se përse ndodhi shpërthimi tragjik, që u mori jetën 28 personave dhe plagosi dhjetra të tjerë.
Zoti Veleshnja vijoi me kërkesat e tij duke këmbëngulur në thirrjen e atyre dëshmitarëve për të cilët prokuroria hoqi dorë t’i dëgjonte.
Top Channel