Berisha fshehu projektligjin

07/09/2011 15:55

Që njëri prej projektligjeve më të rëndësishme për funksionim e
Prokurorisë së Përgjithshme t’u vihej në  dispozicion misioneve
europiane të këshillimit juridik si OPDAT, EURALIUS përfshi Prokurorinë e
Përgjithshme ndodhi vetëm atëherë kur kjo i është kërkuar kryeministrit
Berisha nga ambasadori amerikan.

Detajet se si zoti Berisha tentoi ta anashkalojë këtë projektligj gjatë takimit me Stuart Jones zbulohen nga kabllogrami me titull “zëvëndësndihmës i sekretari shtetit Jones takoi kryeministrin Berisha”.

“Si të lodhur e me shëndet jo të mirë”.Kështu përshkruhet kryeministri Sali Berisha gjatë takimit të 29 Tetorit me Jones nga ku zoti Berisha është munduar të mohohojë,  se ai dhe qeveria e tij po ndërhyn në pavaresinë  e institucioneve, vecanërisht të drejtësisë.
 
Zoti Berisha pasi ka folur për zero tolerancë ndaj korrupsionit pasi sipas tij problemet me korrupsionin dhe krimin e organizuar ishin “një  eksploziv shpërthyes”.

Berisha thuhet në  kabllogramin e datës 5 Nëntor 2008 se shprehu angazhim total nga qeveria për investigimin e tragjedisë  së  Gërdecit por zbehtas shpjegoi sulmet e fundit ndaj Prokurores së Përgjithshme duke ngritur pikpyetje mbi disa teknikalitete dhe vendimarrje të Prokurores së Përgjithëshme.

Gjatë takimit zoti Berisha ka shpalosur përpjekjet për zgjedhjet dhe  reformën në drejtësi. Ambasadorit Withers  teksa flitej për këto cështje i ka bërë përshtypje fakti se Berisha ka anashkaluar së  përmenduri ligjin për Prokuroinë  e Përgjithëshme.

Ja si e komenton ambasadori Withers këtë anashkalim të  Berishës gjatë bisedës: “Berisha dështoi në përmendjen e versionit origjinal të projektligjit për Prokurorinë e Përgjithshme përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, ku ka disa limitime në pavarësinë e Prokurorisë  së Përgjithëshme ndërkohë që misionet europiane të këshillimit juridik si OPDAT, EURALIUS së bashku me prokurorinë  e përgjithë shme janë  duke luftuar për gjetjen e një  kopje të  draftit ku të përfshinë  ndryshimet e nevojshme. Vetëm atëherë kur ambasadori foli me kryeministrin një  gjë  e tillë  u realizua”.

Gjatë  takimit është  folur edhe për tragjedinë  e Gërdecit nga ku Berisha ka shpehur mbështeje për hetimin por kabllogrami thekson se zoti Berisha nuk e përmendi faktin se qeveria po tenton t’ia faturojë fajin ushtrisë.
“Si një  mbrojtje pasionante”. Ky është  vlerësimi ambasadotrit Withers për mbrojtjen që  zoti Berisha i ka bërë  gjatë  takimit biznesmenit boshnjak Damir Fazllic. Për Fazllicin prokuroria dyshon se ka pastruar para, por Berisha tha se hetimi prokurorisë nisi pa patur prova dhe se tentuan ta ndalonin në aeroport dhe t’i ngrinin  asetet.  E gjitha pa patur fakte sipas Berishës. Në fund te takimit Berisha ka deklaruar se ai kurrë  nuk e ka favorizuar Fazllicin apo Fazllici të  kete  kërkuar ndonjë favor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA