Ish-kryetari i Degës së Partisë Socialiste në Tiranë, Besnik Bare
deklaron dha vendimin për dorëheqje si një përgjegjësi morale dhe
institucionale.
Burime nga grupi parlamentar bënë të ditur se një ditë më parë Bare i ka kërkuar në një takim personal kryetarit të vet, Edi Rama të tërhiqet nga detyra, tanimë që edhe vetë partia është në një proces zgjedhor të brendshëm.
Sajmir Tahiri eshte ai që do të drejtojë punën në krye të kësaj dege, normalisht i asistuar në këtë fazë tranzicioni edhe nga Bare, i sapolarguar. Tahiri është një politikan i ri, që u afrua në Partinë Socialiste pas vitit 2005, kur drejtimin e forcës më të madhe të opozitës e mori Edi Rama.
Ky ndryshim lidhet me procesin zgjedhor në Tiranë pas 8 majit, kur pa përmendur mekanizmat juridikë të vënë në lëvizje nga shumica, Edi Rama doli sipër rivalit të vet, Lulzim Basha vetëm 10 vota.
Nga një diferencë prej më shumë se 20 mijë votash në vitin 2007, bjerrja e votave deri në këtë pikë e ka orientuar shigjetën e përgjegjësisë edhe mbi drejtuesin e degës, Besnik Bare që ishte në krye të saj që prej 6 vjetësh. Për të mbetur në këtë kontekst, komandimi i Saimir Tahirit në këtë pozicion lidhet sadopak me rezultatet elektorale në zonën e tij të përgjegjësisë, në Kombinat, ku ballafaqimi mes PS-së dhe LSI-së dominoi ndaj rivalitetit me demokratët.
Top Channel