Spahiu: Po plotësohet rekomandimi i Athinës

06/09/2011 10:00

Aleanca Kuqezi takon intelektualë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia për të diskutuar mbi cështjet shqiptare dhe të standardeve të
Bashkimi Evropian.

Kreu i Aleancës, Kreshnik Spahiu deklaroi se për të shkuar drejt Brukselit duhen plotësuar 12 standarde, ndërsa shteti shqiptar nisi të plotësojë rekomandimin e 13-të të Athinës për regjistrimin etnik.

“Integrimi i Shqipërisë duhet të kalojë vetëm nga Brukseli. Shqipëria nuk mundet të mos plotësojë 12 kërkesa, me qëllim që t’i plotësojë tekat Athinës. Këtë proces integrimi ne nuk duhet ta pranojmë sepse nuk mundet të bëjmë një kompromis”, tha Spahiu.

Sipas tij cështja kombëtare, nuk mund të bëhet pjesë e shitblerjes, duke theksuar se Shqipëria është i vetmi popull që nuk di sa njerëz jetojnë brenda kufijve dhe sa shqiptarë jetojnë në emigracion.

“Për shqiptarët janë më të rëndësishem SHBA-të dhe Brukseli se sa Athina. Sot më shumë se kurrë duhet të kemi të qartë se cfarë negociohet dhe se cfarë nuk negociohet”, tha Spahiu, duke shtuar se Wikileaks nxorri fytyren e vertete te Athines.

Aleanca: Kauza jonë, jo nacionaliste

Aktivisti Dritan Hila ka deklaruar se kauza e Aleancës për mbrojtjen e interesave shqiptare nuk është nacionaliste.

“Integrimi
në BE nuk e përjashton atdhetarinë dhe dashurinë për vendin. Kauza e
Alencës nuk është nacionaliste. Kemi rastin e Sllovenisë, e cila nuk
është akuzuar kurrë për veprimet e saj për të mbrojtur interesat e saj
strategjike në cështjen për kufirin e ujërave me Kroacinë”, ka deklaruar
Hila.

Aktivisti ka theksuar se në direktivat e tij,
Bashkimi Evropian kërkon respektimin e të drejtave të njeriut dhe në
këtë drejtim, sipas tij, Shqipëria është në rrugën e duhur.

“Në
këtë kuadër, BE e vetmja gjë që përmend është të drejtat e romëve, për
respektin e kësaj pakice. Pra, tregon se Shqipëria dhe shoqëria e saj
ecën drejt BE-së”, ka shtuar Hila.

Myslimanet: Monitorim regjistrimit

Klerike dhe teologë të njohur myslimanë në qytetin e Elbasanit kanë kërkuar me anë të një peticioni që të monitorojnë procesin e regjistrimit të popullsisë.

Ata i kerkojne Qeverisë që të garantojë transparencë maksimale të procesit të rregjistrimit të popullsisë mbi bazën e etnisë dhe fesë. Bashkësia e besimtarëve myslimane të Elbasanit nëpërmjet këtij peticioni paralajmëron se në rast evidentimit të parregullsive gjatë këtij procesit, ata do të bojkotojnë procesin, jo vetëm në rajonin e Elbasanit por në të gjithë vendin.

Edhe klerike te tjere bene thirrje për kryerjen me përgjegjshmëri të madhe të këtij procesi.

Regjistrimi, Tahiri letër Topallit

Deputeti socialist Saimir Tahiri i kërkoi zyrtarisht me anë të një letre kryetares së Kuvendit, zbardhjen e seancës kur u votua ligji për censusin.

Ai shkruan se ka dyshime për një proçedurë votimi të montuar. Ndërsa në terren ka nisur puna për zbatimin e këtij ligji, në qarkun e Korçës, organizata e minoritetit grek kërkoi që të ketë përfaqësuesit e saj në grupet e regjistrimit.

“Në vëmendjen time, siç kam bindjen dhe Tuajën, por edhe më shumë të publikut, janë bërë të njohura fakte të cilat hedhin dyshime fort mirë të bazuara për zhvillimin e një procedure votimi të montuar, fiktive, të manipuluar e aspak në përputhje me vullnetin vetjak të deputetëve pjesëmarrës në seancën plenare të datës 7 korrik 2011 për miratimin e P/ligjit ‘Për Regjistrimin e Përgjithshëm të Popullsisë dhe Banesave’”, thuhet në letër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA