Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi e ka vlerësuar si të qetë dhe nën kontroll situatën në veri të vendit.
“Pikat kufitare kufitare 1 dhe 31 për momentin janë zona të izoluara ushtarake”, ka deklaruar Rexhepi.
Ministri ka mohuar zërat se qeveria kosovare është tërhequr nga plani i saj për vendosjen e ligjit në veri, pas marrëveshjeve të arritura me palën serbe në Bruksel.
Megjithatë, disa ditë më parë Rexhepi tha se në veri nuk do të kryhen më operacione speciale si ai i 25 korrikut, kur ndërhynë forcat speciale të Policisë së Kosovës.
Stefanovic: Jo agjentë kosovarë në veri
Negociatori serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic i ka bërë thirrje qeverisë së Prishtinës që të mos dërgojë doganierë në veri.
“Shteti ynë ka informacione se Prishtina po planifikon të bëjë një gjë të tillë në ditët e ardhshme”, ka deklaruar Stefanovic për mediat serbe.
Ai ka paralajmëruar autoritetet kosovare se një gjë e tillë është e papranueshme për Beogradin.
“Aksioni i Prishtinës mund të shkaktojë pasoja të rënda. Për më tepër, pikat kufitare as që kanë qenë temë e dialogut në Bruksel”, ka pohuar Stefanovic.
Top Channel