Partia Socialiste e Tiranës prej sot do të ketë një kryetar të ri që do të drejtojë degën më të madhe të opozitës në Shqipëri.

Burime jozyrtare konfirmuan lajmin e dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm, Besnik Bare.

Të njëjtat burime nuk dhanë shpjegime të gjata për arsyet e dorëheqjes së zotit Bare, i cili e drejton prej disa vitesh degën e Tiranës, por thanë se dorëheqja e tij mund të shihet si një mundësi për rifreskim të strukturave drejtuese të opozitës në kryeqytet pas zgjedhjeve lokale.

Burimet bëjnë të ditur se ne vend të të Besnik Bares është komanduar deputeti i Partisë Socialiste për Tiranën, Sajmir Tahiri.

Zoti Tahiri është një politikan i ri, që u afrua në Partinë Socialiste pas vitit 2005, kur drejtimin e forcës më të madhe të opozitës e mori Edi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA