Policia bashkiake e Tiranës dhe dy inspektore të Tatimeve të Bashkisë
janë përfshirë në një incident lidhur me largimin e tyre nga zyra.
Nënpunëset thanë se prisnin vendimin e largimit, por u eshte kerkuar te dalin me shpejt. Incidenti ka perfunduar deri edhe ne konfrontime fizike.
Dy inspektoret shprehen se gjithcka eshte e qellimshme per shkak te angazhimit te tyre gjate procesit zgjedhor si perfaqesuese të Partisë Socialiste.
“Isha në zyre duke punuar duke bërë detyrën time funksionale, duke përgatitur materialet. Hyn befas Florenc Hoxha, Drejtor i Policisë Bashkiake që nuk është në të njëjtën drejtori me ne, tërheq tavolinën dhe më nxjerr me dhunë nga krahët, ndërsa unë i thashë se nuk mund të dal nga zyra për aq kohë sa punoj këtu. Por Hoxha më tha se duhet të dilja nga institucioni sepse isha e padëshiruar, ndërsa më gjuajti me grusht në stomak”, thotë inspektorja Anila Cobani.
Edhe inspektorja tjetër Etleva Duro përshkroi të njëjtën situatë, ndërsa tha se edhe ajo vetë ishte pre e dhunës së ushtruar në ambientet e Drejtorisë.
Nje skene e tille ka shokuar punojesit e tjere te kesaj zyre. Madje sot nuk u eshte sherbyer as qytetareve pasi Drejtoria ka urdheruar mbylljen e dyerve duke pezulluar te gjithe veprimet. Ndonëse vete drejtori ka qetësuar situaten duke u shprehur se inspektoret do te qendrojne ne detyre deri ne mberritjen e vendimit zyrtar.
“Ndihem e terrorizuar nga kjo maskaradë që kam parë me sytë e mi. Më duket absurditeti më i madh që të nxirret me dhunë një punonjës, kur ende është në detyrë, pa marrë vendimin e largimit nga detyra”, tha Miranda Porja, punonjëse.
Prane inspektoreve kane mbërritur menjëherë anetaret socialiste ne Keshillin Bashkiak Aldrin Dalipi dhe Gent Gazheli dhe Ervin Bushati, te cilet denojne dhunen brenda zyrave te administrates shtetërore.
“I drejtojmë një mesazh direkt Prokurores së Përgjithshme Ina Rama. Shihni cfarë po ndodh në zyrat e shtetit, shihni si po dhunohen gratë dhe përfaqësuesit shërbëtorë të popullit, zyrtarët e këtij shteti, pikërisht nga njerëzit të cilët nuk po ndëshkohen nga drejtësia, por po lihen të lirë rrugëve dhe për këtë arsye po ngjiten të drejtojnë institucionet”, tha Dalipi.
Dalipi sqaroi se do te kerkoje mbledhje urgjente te Keshillit Bashkiak, si dhe do te vene ne dijeni te gjithe institucionet nderkombetare, ne lidhje me kete akt.
Nderkohe Policia Bashkiake e Tiranes permes nje deklarate beri te ditur se ka bere kallezim penal ndaj dy inspektoreve,duke i akuzuar ato per sulm verbal dhe fizik. Ne deklarate thuhet se dy inspektoret prej ditesh dhunojne institucionin.
Top Channel