Gjykata e Hagës ka dënuar oficerin më të vjetër të ushtrisë së dikurshme jugosllave në procesin për krime lufte.

Gjenerali Momcilo Perisic, që ka shërbyer si shef i shtabit të ushtrisë jugosllave gjatë luftrave në Bosnje dhe Kroaci, u dënua me 27 vjet burg.

Ai u shpall fajtor për mbështetjen dhe nxitjen e krimeve të luftës në Ballkan, por u clirua nga një akuzë tjetër.

Nga ana e tij, 67-vjecari është vetëdeklaruar i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave. I veshur elegant, ai u ul në bankën e të pandehurve dhe mori shënime gjatë leximit të vendimit.

Prokurorët thanë se qeveria jugosllave në Beograd u siguroi mbështetje njësive paraushtarake serbe në Bosnje dhe Kroaci.

Ata argumentuan se Perisic kishte vendosur dy qendra personeli për t’u siguruar atyre mbështetje financiare, materiale dhe logjistike.

Më pas ai ndihmoi në organizimin e krimeve, konkretisht në rrethimin 44-mujor të Srebrenicës, në masakrimin e 7 mijë myslimanëve në këtë qytet dhe në bombardimin e Kroacisë.

Prokurorët theksuan se distanca fizike e Perisic nga skenat e masakrave nuk e bënin atë më pak fajtor për krimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA