Ministrja Gërvalla non grata në Shqipëri? Ja si përgjigjet ambasadori Petrit Malaj në Prishtinë Komisioneri evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle deklaroi sot nga Shkupi se është optimist se deri në fund të vitit kontesti i emrit do të zgjidhet.
“Zgjidhja do të ishte e mirë për vendin, për njerëzit dhe biznesin. Vendi juaj meriton të jetë pjesë e një fotografie pozitive”, deklaroi Fyle në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Nikolla Gruevski.
Ai nënvizoi se është optimist se deri në fund të vitit do të zgjidhet problemi i madh i emrit.
“Këtë ndjenjë ma jep mirëbesimi i krijuar midis kryeministrave Gruevski dhe Papandreu dhe përkushtimi i tyre për zgjidhjen e këtij problemi. I inkurajoj ata që të veprojnë dhe të punojnë sa më shumë të jetë e mundur që sa më shpejt të zgjidhet cështja”, theksoi Fyle.
I pyetur nëse zgjidhja e problemit të emrit do të thotë fillim i negociatave me BE-në, komisioneri u përgjigj:
“Duhet të pritet raporti që do të publikohet më 12 tetor, për të parë nëse duhet që Maqedonia, sërish si në periudhën 2009-2010, të marrë rekomandimin për fillimin e negociatave”.
Top Channel