Nisin sot në orën 18:00 punimet e kuvendit pas sezonit të pushimeve të verës.

Në faqen zyrtare të kuvendit njoftohet se sot pritet të miratohet kalendari 3-javor të punimeve për periudhën 5 shtator deri në 23 shtator.

Para nisjes së punimeve, një ditë më parë presidenti i Republikës iu drejtua deputetëve me anë të një mesazhi, ku ka përdorur tone të forta dhe të qarta për ndryshime të menjëhershme për politikën dhe institucionet e vendit.

Presidenti ka rikujtuar se vendi prej dy vjetësh ndodhet në ngërç politik dhe po humb kohë në përpjekjet për të ardhmen europiane.

“Shqipëria politike, tashmë anëtare në NATO, ka humbur dy vjet në një ngërç politik permanent të lidhur me zgjedhjet e fundit parlamentare; vetë qytetarët dhe vendi kanë humbur dy vjet në përpjekjet e tyre për marrjen e ftesës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sot sfida është e qartë: ne kemi përpara 12 kritere politike të BE-së, të gjitha të lidhura me Parlamentin dhe ushtrimin cilësor të funksioneve të tij. Në emër të qytetarëve dhe të ndërgjegjës kombëtare, ju ftoj t’i shndërroni këto pika në prioritete të aktivitetit parlamentar”, tha Topi.

Disa ditë më parë, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, u ka përcjellë deputëteve, vecanërisht atyre të opozitës, të tregojnë vullnet të mire për miratimin e ligjeve dhe reformave që kërkojnë domosdoshmërisht konsensus.

Duke pritur kthimin e opozites ne parlament, pas bojkotit postzgjedhor, kryetarja e kuvendit, pret gjithashtu qe opozita te mos vazhdoje bojkotin e votimit, te cilin ajo e cilesoi si nje anakronizem te shekullit te kaluar, qe nuk ka me kuptim ne kohen kur Shqiperise i duhet te beje perpara per integrimin europian.

“Deputetet e mazhorances presin qe te punojne e te votojne se bashku me deputetet e opozites, per reforma te rendesishme. Cdo gje qe i bashkon shqiptaret duhet te na bashkoje edhe ne me vote ne parlament. Shqiperia eshte europiane dhe shqiptaret duhet te jene pjese e BE-se. Kur hoqem Integrimi ne BE i Shqiperise nuk eshte as majtas, as djathtas. Integrimi ne BE eshte objektivi yne kombetar dhe me kete askush nuk mund te beje tregti. Koha eshte tani dhe eshte urgjente”, tha Topalli.

Sesioni i kaluar

Brace: Duhet të ishim në Kuvend- Deputeti socialist Erion Brace deklaron se Partia Socialiste duhet të ishte në parlament
për të kundërshtuar ligjet e miratuara muajt e fundit, sic ishte ai për
Paketën Fiskale, të cilin zoti Brace, e etiketon si një kamuflazh, qe
do te rendoje ne xhepat e shqiptareve me miliona dollare.

Pyetjes
perse ka nje zbehje te reagimit nga opozita per te tilla ceshtje, me
kosto direkt në xhepat e qytetarëve, Brace jep kete pergjigje:

“Në
fillim të muajit korrik, kur këto ligje mbërritën në kuvendin e
Republikës, ngjarja u përputh edhe me mbledhjet e Asamblesë Kombëtare të
PS-së dhe në ato mbledhje kam kërkuar që grupi i PS-së të kthehej
menjëherë në Kuvend, sepse ishte momenti kur Sali Berisha po bënte të
gjitha prapësitë ekonomike, financiare dhe politike. Kam parasysh Ligjin
për Shembjen e Piramidës, për të cilin ne duhet të ishim në kuvend, ku
duhet te kishim parashtruar objeksionet tona; Ligjin per Regjistrimin e
Popullsise që përvec përmbajtjes së tij skandaloze për fat të keq të të
gjitha shqiptarëve, sollin në evidencë një fakt shumë të rëndësishëm që
votat vidhen edhe mes 71 ose 70 deputetëve. Ishin edhe ligjet e Paketes
Fiskale qe meritonin nje kundershtim te thelle nga opozita, nisur nga
interesi i drejtperdrejte i qytetareve shqiptare”.

Malaj: Ja pse nuk duhej bojkoti – Disa
dite me pare deputeti socialist Arben Malaj është takuar me të rinj dhe
simpatizantë të Partisë Socialiste në Kucovë ku ka bashkëbiseduar me ta
për zhvillimet më të fundit në partinë më të madhe opozitare dhe ato në
vend.

“Jemi disa deputetë që duam të shkojmë në parlment dhe ky
nuk është gjunjëzim ndaj Berishës se na ka vjedhur votat. Berisha nuk e
ka fitoren morale as për zgjedhjet e 2009 dhe as për 2011, por Berisha
ka fitoren e zjedhjeve  të 2009 ashtu siç tashmë ka fitoren e bashkisë
së kryeqytetit dhe që të mundim Berishën në zgjedhjet e ardhshme ne
duhet që të shkojmë në parlament”, tha Malaj.

Takimi në Kuccovë
ka vijuar me pyetjet që të pranishmit i kanë drejtuar deputetit Malaj në
lidhje me qëndrimet e Partise Socialiste ndaj zhvillimeve në vend. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA