“Berisha mbron Fazlliç me polici”

04/09/2011 15:20

Emri biznesmenit Damir Fazlliç përmendet në të paktët 14 kabllograme të Ambasadës Amerikane përfshi tentativat e kryeministrit Berisha për ta shpëtuar boshnjakun nga hetimet e prokurorisë.

Problematika që rrethon Damir Fazlliç trajtohet në kabllogramin e datës 14 Tetor 2008 me titull: “Berisha fillon sulmin e ri ndaj Prokurores së Përgjithshme”, ku thuhet:

“Duke nisur nga data 10 Tetor dhe gjatë fundjavës kryeministri dhe Ministria e Drejtësisë nisën një fushatë të re për të intimiduar dhe minuar punën e Prokurorisë së Përgjithëshme me pretendimin se prokuroria ka thyer ligjin duke tentuar të marrë në pyetje biznesmenin boshnjak, Damir Fazlliç.

Ministria e Drejtësisë tentoi të sekuestrojë dosjen hetimore për Fazlliç dhe më pas po kjo ministri kërcënoi se do të ngrinte akuza për prokurorët  në hetimin e Fazlliç. Por zoti Berisha në një konferencë shtypi mohoi kategorikisht se ka tendencë për të ndërhyrë në punën e Prokurorisë së Përgjithshme”.

Kabllogrami hedh dritë se cili ishte qëllimi i daljes në një televizon nga ku Damir Fazlliç shpjegoi versionin e historisë së tij për atë që akuzohej.

Një përpjekje e përbashkët nga të dy për të pastruar emrin, vijon kabllogrami, me qëllim për t’i ngulur gishtat në sytë e opozitës. Berisha organizoi fluturimin e Fazlliç për të ardhur në Tiranë dhe të jepte një intervisë televizive në television Klan. Prokurorët që kishin nisur hetimin për pastrim parash ndaj Fazlliç kur mësuan për ardhjen në Tiranë formuluan një kërkesë për ta marrë në pyetje. Fazlliç u njoftua nga policia e cila e shoqëronte nëpër qytet. Ai u largua me urgjencë nga Tirana një orë më parë nga ç’e kish planifikuar.

Ambasada Amerikane ia komenton Uashingtonit këtë ngjarje bazuar në disa burime, se sulmet ndaj Prokurores së Përgjithshme janë tentativë për nxjerrë nga binarët e hetimit për një mori cështjes korruptive si Gërdeci dhe akuzat ndaj Lulzim Bashës për rrugën Durrës-Kukës. Duke ndjerë natyrën shpërthyese prej të tilla investigimeve, Berisha ka arsye përse ta shtojë presionin ndaj Prokurores së Përgjithshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA