Kryeministri Sali Berisha tentoi të reduktojë ndikimin publik të kabllogrameve të Amabasadës Amerikane në Tiranë, kryesisht gjatë drejtimit të saj nga Xhon Uithers, kur i barazoi informacionet e zotit Uithers për Departamentin e Shtetit me pasqyrën e shtypit të përditshëm.(UPDATE)
Kryeministri Berisha i bëri këto komente, kur u pyet nga gazetarët gjatë një Konference të përbashkët me presidentin e Hondurasit dhe me një portret, që tregonte se nuk ishte i shqetësuar prej kabllogrameve që e përkufizojnë si kryeministër që kërkon të marrë nën kontroll institucionet e pavarura, që përmendin anëtarë të familjes së tij të përfshirë në “Gërdec” apo që dërgojnë informacione rreth dyshimeve për afera korruptive dhe kriminale të anëtarëve të kabinetit, kryeministri Berisha mbajti këtë qendrim:
“Së pari ajo që u këshilloj është që t’i lexoni sa më shumë. Së dyti kam gjetur aty, një pasqyrë të shtypit të përditshëm shqiptar, të akuzave dhe kundërakuzave të ndërsjellta që forcat politike adresojnë ndaj njëra-tjetrës. Ca t’u them unë, lexojini sa më shumë. Ato janë një pasqyrë e përditëshme e shtypit shqiptar. Madje jo tërësisht e plotë, por aty afër”, tha kryeministri Berisha.
Por kishte një moment kur kryeministri Berisha u përgjigj me ton serioz. Dhe kjo ishte pjesa që i përkiste marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe vlerësimit për ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu, për të cilin la të kuptohej se nuk ishte si paraardhesi Xhon Uithers.
“Ju garantoj që marrëdhëniet me SHBA janë të shkëlqyera, vlerësimi për ambasadorin Arvizu është i palëkundur. Ky vend mik e ka shumë të qartë qendrimin e tij, mbështet shqiptarët, Shqipërinë dhe jo forca të caktuara politike”, shtoi Berisha.
Pak më herët se kryeministri Berisha të fliste për kabllogramet e Ëikileaks, u pyet edhe presidenti Bamir Topi, por këtë herë zoti Topi shmnagu komentet duke e cilësar si jo të përshtatshme kohën për shkak të pranisë së Presidentit të Hondurasit. Por zoti Topi premtoi se do të bënte komentet e tij në ditët në vazhdim.
Top Channel