Shqipëri-Francë, formacionet zyrtare
02/09/2011 20:20
Shqipëria do të luajë me dyshen sulmuese Salihi-Bogdani ndaj Francës, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2012 që do të zhvillohet në orën 21.00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
Debatik Curri do të kthehet në mesfushë për takimin e sotëm, ndërsa mbrojtja e formuar nga Vangjeli, Dallku, Cana dhe Teli do të kenë detyrën e vështirë të ndaljes së futbollistëve ofensivë francezë si Benzema, Ribery, Nasri dhe Malouda.
Ja formacionet:
SHQIPERIA: Ujkani; Vangjeli, Dallku, Cana, Teli; Bulku, Skela, Curri, Agolli; Salihi, Bogdani.
FRANCA: Lloris; Evra, Abidal, Kaboul, Reveillere; M’Vila, Nasri, Diarra, Ribery, Malouda; Benzema.
Top Channel